Maqedoni

Tetovë, anulohet gjykimi për spitalin modular

14.10.2022 11:46

U anulua për së dyti herë seanca gjyqësore për vdekjen e 14 pacientëve në rastin tragjik në spitalin modular të Tetovës...

U anulua për së dyti herë seanca gjyqësore për vdekjen e 14 pacientëve në rastin tragjik në spitalin modular të Tetovës. Arsyeja e anulimit ishte se dy të akuzuarit, Boban Vuçevski dhe Artan Etemi nuk kishin avokat mbrojtës, që sipas tyre nuk ishin të njoftuar se duhej të kishin avokat mbrojtës.
 
Ish drejtori i Spitalit Florin Besimi tha se ka dëshmi të pakontestueshme për pafajësinë e tij. Besimi tha se shpreson që sa më shpejte të filloj procesi gjyqësor.
 
“Me faktet të cilët do të vërtetohen do të dëshmoj pafajësinë time për këtë ngjarje tragjike. Për këtë ka dëshmi të pakontestueshme të cilat gjatë procesit gjyqësorë do t’i shpalosim. Andaj shpresoj se së shpejti do të fillojë ky proces gjyqësor dhe do të mbarojë”, u shpreh ish drejtor në Spitalin e Tetovës, Florin Besimi..
 
Seanca e rradhës për djegien e spitalit modular në Tetovë u caktua për më 8 nëntor.
 
VISAR SADIKI