Maqedoni

Përdorimi i armëve bërthamore nga Putini, paralajmërimi i Borrell për Rusinë

14.10.2022 12:52

Tensioni vazhdon të rritet, ose të paktën kjo është ajo që duket nga deklaratat e diplomatëve...

Tensioni vazhdon të rritet, ose të paktën kjo është ajo që duket nga deklaratat e diplomatëve. Shembulli i fundit është ai i Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka paralajmëruar se, nëse Moska do të vendoste të kryente një sulm bërthamor kundër Ukrainës, ushtria ruse do të “asgjësohej”. 
 
Sipas tij, BE-ja, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara do të përgjigjeshin nëse do të ndodhte një ofensivë me këtë lloj armatimi. Borrell u shpreh se Moska nuk mund të përballojë “blofe” në përdorimin e armëve bërthamore. 
 
“Duhet të jetë e qartë se ata që mbështesin Ukrainën (Shtetet e Bashkuara, NATO dhe BE) nuk po bëjnë bllof”, theksoi ai.
 
Ndërkohë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se Franca nuk do të përgjigjej me armë bërthamore nëse Rusiai përdor ato në Ukrainë për shkak të “interesave themelore të kombit”.