Maqedoni

Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë

14.10.2022 13:14

Mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Tërmeti ka ndodhur 135 kilometra në juglindje të Shkupit...

Mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Tërmeti ka ndodhur 135 kilometra në juglindje të Shkupit.
 
Sipas rrjetit telemetrik sizmologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tërmeti është ndjerë me epiqendër në rrethinën e Gjevgjelisë – Gumendzë, në orën 23:56 me magnitudë lokale 2.0 dhe intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
 
Tërmeti është ndjerë edhe nga banorët e Bogdancit dhe rrethinës së Gjevgjelisë.