Maqedoni
Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi, klubi “Vanço Mihajllov” bën diskriminim etnik
14.10.2022 14:32
Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka konstatuar shqetësim dhe diskriminim...

Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka konstatuar shqetësim dhe diskriminim në bazë etnike nga klubi Vanço Mihajllov, ndaj anëtarëve të Lidhjes së Luftëtarëve, por edhe ndaj popullit maqedonas dhe pjestarëve të bashkësive tjera etnike në vend.
Poashtu pas shqyrtimit të ankesës nga Lidhja e Luftëtarëve nga Manastiri, është konstatuar edhe diskriminim indirekt nga Misnitria e Drejtësisë për shkak të lëshimeve ligjore.
“Konfirmohet shqetësim i shumfisht si lloj i rëndë i diskriminimit i shkaktuar nga qendra kulturore Ivan Mihajllov në Manastir, ndaj anëtarëve, familjarëve dhe përkrahësve të Lidhjes së Luftëtarëve në Manastir, por edhe ndaj popullit maqedonas dhe pjestarët e e të gjitha bashkësive”, u shpreh Vesna Bendevska nga komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Komisioni në fjalë rekomandon eliminimnin e elementeve që paraqesin shqetësim që kanë të bëjnë me emrin, statutin dhe programin e shoqatës kulturore bullgare Vanço Mihajllov në Manastir, në afat prej 45 ditësh. Poashtu i kërkohet misnitrisë së drejtësisë të merr masa për respektimin e ligjit që ka të bëjnë me themelimin e shoqatave dhe organizatave.
“Minsitria e drejtësisë të bëj mbikqyrje të ligjshmërisë së implementimit të ligjit për shoqata dhe dhe fondacione sipas nenit 58 të këtij ligji, që ka të bëjë me nenin 4 i cili ndalon organizimin dhe regjistrimin e shoqatave të ciliat mes tjerash nxisin përhepjen e mosdurimit nacijonal, racor dhe shkeljen e të drejtave të personave të tjerë”, theksoi Bendevska.
Brenda dy vitesh deri te komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi 26 parashtresa, 6 prej të cilave nga persona fizik dhe 20 nga shoqata qyterae. Në dy raste është konstatuar diskriminim, dy janë hedhur poshtë, 7 janë vlerësuar si jo të rregullta, derisa 20 janë në shqyrtim e sipër.
GYLTENE SINANI
