Maqedoni

Gratë në politikën e jashtme, të fuqizohet përfaqësimi i grave në vendimarrje

14.10.2022 15:23

RMV si vende antare e Natos dhe pjesë e familjes ndërkombëtare të Kombeve të bashkuara...

RMV si vende antare e Natos dhe pjesë e familjes ndërkombëtare të Kombeve të bashkuara dhe si vend që do të kryesojë me OSBE në gjatë vitit 2023 angazhohet në kontinuitet për promovimin e barazisë gjinore dhe përforcimin e pozitës së grave në pozitatat vendimarrëse. Kjo u potencua në kuadër të konferencës ndërkombëtare grate në politikën e jashtme të organizuar nga MPJ. 
 
“Është e nevojshme që të kemi më shum gra në pozita udhëheqëse dhe pozita lideresh.  Poashtu duhet të formojmë vetëdije te burrat dhe grate për qasje inkluzive gjatë udhëheqjes së proceseve. Nevojat  e grave duhet të jenë pjesë e krijimit të politikave, si dhe pjesë e miratimit të vendimeve . Nëse nuk I kyqim grate ne përjashtojmë gjysmën e popullsisë botërore”, u shpreh gruaja e presidentit Pendarovski, Elizabeta Gjorgjievska. 
 
“Do të angazhohem që çdo grua e suksesshme diplomate në MPJ të ketë mundësi të vendoset në pozitë të rëndësishme, për çdo grua ambasadore përfaqësuese të vendit tone , si dhe për të gjitha grate që kanë vision që të ndryshojnë botën të dominuar nga meshkujt për të mirën e të gjithve. Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, andaj ato nuk janë opsion por nevojë e patjetërsueshme”, theksoi zv/ministrja e punëve të jashtme Fatmire Isaki. 
 
“RMV është ndër vendet që ka përqindje më të lartë të  grave në listat e kandidatëve  me 40 përqind, punojmë që të arrimë 50 përqindshin dhe fokus të veçantë i japim  dhunës gjinore familjare përmes avansimit të mekanizmave për mbrojtje dhe prevencë”, u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale Jovana Trençevska. 
 
Kjo konferencë po shëndërrohet në ngjarje tradicionale në rajonin e Ballkanit perendimor, por edhe në botë si platformë unike për këmbimin e ideve lidhur me rolin e grave në pozitat vendimarrëse u tha me këtë rast.   
 
FLUTURA LATIFI