Maqedoni
Raporti i BE-së, kreu shtetëror ftoi në unifikimin e forcave politike
14.10.2022 15:45
Kreu shtetëror ftoi të gjitha forcat politike të unifikohen në rrugëtimin evropian të vendit...

Kreu shtetëror ftoi të gjitha forcat politike të unifikohen në rrugëtimin evropian të vendit, pas marrjes së raportit nga BE. Presidenti Stevo Pendarovski theksoi se vazhdimi i procesit, në fokus duhet të ketë qytetarët.
“Apeloj deri tek të gjithë faktorët politik, sikurse pushteti ashtu edhe opozita që në mënyrë konstruktive të kyçen në procesin dhe të kontribuojnë për vazhdimin e tij pa pengesa. Reformat evropiane mund të na ndihmojnë që të kthejmë të mirën e përgjithshme në qendrën e diskursit politik”, u shpreh presidenti Stevo Pendarovski.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i bindur se vendi mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030-të, nëse forcat politike bashkohen, duke pasur parasysh ndasitë e notifikuara në raport si dy koncepte, shprehet ai.
“Në këtë shtet ka dy koncepte, njëri në krye të së cilit jam unë, i cili propozon ligje reformuese, masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe i cili ditë e natë punon në sigurimin e energjisë elektrike, të ngrohjes, resurse për prodhimin e energjisë. Koncepti i dytë është ai i cili për dy vite bllokon të gjitha ligjet në kuvend. Nëse mund ta kuptoj një pjesë të asaj opozite, e cila gjithë ditën është në telefon me Rusinë, pjesën e dytë nuk mund ta kuptoj”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kuvendi është institucioni, i cili ashpër është kritikuar nga BE, thotë zëvendës kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq, sipas të cilit me rëndësi është edhe gjyqësori. Edhe ministri i jashtëm Osmani ftoi partitë për ndërveprim më të thellë.
“Mund edhe të lëvdërohemi me regjistrimin si dhe zgjedhjet, megjithatë me rëndësi mbeten kuvendi. Këtu nevojitet përpjekje nga të gjithë, para se gjithash nga ata që bllokojnë parlamentin dhe e dyta vazhdimi I reformave në gjyqësor”, u shpreh zv/kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq.
“Ndryshimet kushtetuese, kriza energjetike, ekonomike, procesi I skriningut, reformat për BE, kërkojnë bashkëpunim më të afërt. A do të thotë kjo një bashkëpunim më formal, nuk mund ta them, por tani është koha e koordinimit më të afërt”, theksoi ministri për punë të jashtme Bujar Osmani.
Për një dialog konstruktiv politik, u prononcua edhe ambasadori çek Jarosllav Lludva, vendi i të cilit kryeson me Këshillin e Evropës. Ai nënvizoi edhe rëndësinë e reformave në drejtësi, administratë, lirinë e shprehjes, ekonominë, shoqërinë civile, luftimin e krimit dhe korrupsionit.
MERAL ISMAILI
