Maqedoni
Arrestohet ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski
24.01.2015 14:48
Policia ka arrestuar ish drejtorin e Sigurimit Shtetëror dhe Kundërzbulimit Zoran Verushevski...

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se arrestimi i Verushevskit, nuk është vetëm për dy pistoletat dhe për dyshimin e posedimit të pornografisë së fëmijëve, por për dyshimin e kryerjes së veprave tjera penale.
Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së. Tha se tash për tash është ngritur padi vetëm për posedim të pistoletave pa leje dhe ky është rezultati momental nga bastisja e djeshme në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë e djalit të tij.
Pornografia e fëmijëve, sipas Kotevskit, është zbuluar pas marrjes së kompjuterit të Verushevskit.
Pas ekspertizës digjitale do të dihet nëse do të ngrihet padi edhe për këtë vepër.
Nga MPB-ja nuk tregojnë cilat janë veprat tjera të rënda penale për të cilat dyshojnë. Kotevski thotë se nuk ka kurrfarë motive politike në këtë rast, ndonëse Zoran Verushevski, në kohën e qeverisjes së LSDM-së ishte funksionarë i lartë në MPB dhe e ka kryer detyrën e njeriut të parë të sigurisë shtetërore dhe kundërzbulimit.
Prokuroria urdhëroi procedurë hetimore kundër Verushevskit i cili ngarkohet për veprën penale- përpunim, mbajtje, tregti me armë dhe materie shpërthyese pa leje, për çka gjyqi i përcaktoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditëve.
