Gratë në politikën e jashtme, të fuqizohet përfaqësimi i grave në vendimarrje
RMV si vende anëtare e NATO-s...

RMV si vende anëtare e NATO-s dhe pjesë e familjes ndërkombëtare të Kombeve të bashkuara dhe si vend që do të kryesojë me OSBE në gjatë vitit 2023 angazhohet në kontinuitet për promovimin e barazisë gjinore dhe përforcimin e pozitës së grave në pozitatat vendimarrëse.
Kjo u potencua në kuadër të konferencës ndërkombëtare grate në politikën e jashtme të organizuar nga MPJ.
“Është e nevojshme që të kemi më shum gra në pozita udhëheqëse dhe pozita lideresh. Poashtu duhet të formojmë vetëdije te burrat dhe grate për qasje inkluzive gjatë udhëheqjes së proceseve. Nevojat e grave duhet të jenë pjesë e krijimit të politikave, si dhe pjesë e miratimit të vendimeve . Nëse nuk i kyqim grate ne përjashtojmë gjysmën e popullsisë botërore” – tha bashkëshortja e Presidentit Pendarovski, Elizabeta Gjorgjievska.
“Do të angazhohem që çdo grua e suksesshme diplomate në MPJ të ketë mundësi të vendoset në pozitë të rëndësishme, për çdo grua ambasadore përfaqësuese të vendit tone , si dhe për të gjitha grate që kanë vision që të ndryshojnë botën të dominuar nga meshkujt për të mirën e të gjithve. Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, andaj ato nuk janë opsion por nevojë e patjetërsueshme” – u shpreh Zv.Ministreja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki.
“RMV është ndër vendet që ka përqindje më të lartë të grave në listat e kandidatëve me 40 përqind, punojmë që të arrimë 50 përqindshin dhe fokus të veçantë i japim dhunës gjinore familjare përmes avansimit të mekanizmave për mbrojtje dhe prevencë” – deklaroi Ministreja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
Kjo konferencë po shëndërrohet në ngjarje tradicionale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në botë si platformë unike për këmbimin e ideve lidhur me rolin e grave në pozitat vendimarrëse u tha me këtë rast. (Flutura Latifi, TVM2)
