Berisha-Rama përplasen për Kosovën

14.10.2022 18:00

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama....

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama para anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës, ku kërkoi drejtësi për Kosovën nuk shmangën dot përplasjen mes tij dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Ai e akuzoi Ramën se ka nisur fushatë kundër Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit tonë në 150 vitet e fundit nga një tradhëtar shqiptar. Edi Rama në Strasburg i futi thikën Kosovën në momentin më të papërshtatshëm për Kosovën, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës. Zgjodhi si mbrojtje për udhëheqjen e Kosovës në Hagë,  mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës” – u shpreh Sali Berisha. 

Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe te personaliteve që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës.

Por për kreun e qeverisë, akuzat e Berishës rrjedhin nga lidhja me Kremlinin.

“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse” – citohet të ketë thënë Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua të mërkurën me një fjalim Këshillit të Europës duke i kërkuar të distancohet nga Raporti i Dick Marty që flet për trafikim të organeve njerëzore nga ish drejtuesit e UÇK-së.

Fjalimi i tij shkaktoi reagime e përplasje, ndërsa Kritika pati edhe nga opozita shqiptare. (Luljeta Ndoka, TVM2)