Maqedoni
Ulet numri i kartelave bankare
24.01.2015 14:53
Në Maqedoni bie numri i kartelave bankare që janë në qarkullim. Kjo mund të vërehet nga analiza e bankës popullore të Maqedonisë...

Nëse në nëntor numri I kartelave të dhëna ishte ngritur në 1 milion e 639 mijë, në muajin dhjetor ky numër ka rënë në 1 milion e 601 mijë që do të thotë për 38 mijë kartela më pak.
Megjithë uljen, i bie që çdo qytetar i cili siguron të ardhura të ketë nga dy apo tre kartela. Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se nuk I shfrytëzojnë të gjitha kartelat që kanë.
Por nga bankat njoftojnë se edhe pse kartelat nuk vehen në përdorim, klientët e tyre janë të detyruar të paguajnë për llogarinë e hapur.
Këtë e pohojnë edhe qytetarët e anketuar njëri prej të cilëve thot se edhe pse nuk I ka shfrytëzuar kartelat ka qenë I detyruar që të paguajë 450 euro.
“Në Procredit bank e kam pas kartelën por nuk e kam shfrytëzu atë, më erdh moment diku deri në 450 euro kam pagu për disa vite ishte, bile atëherë kur isha I papunë edhe shoqja ka pas, edhe asaj I ka ndodh e njëjta dhe as që kam shku që ti pyes. Si do jete në rregull ta jep kartelën ta shfrytëzosh dhe në fund të marrin para kot e kot”, shprehet qytetari.
“Shife koha e sodit pa kartela nuk mund edhe të paramendohet edhe jeta. Un vetëm një kartelë e kam, vetëm rrogën ku e mar se jam në kredite dhe aq”, shprehet qytetari.
“Shumica e njerëzve nuk e dijnë ose do të duhet ta ndërpresish atje te ajo bankë ku e ke çel xhirollogarinë pasiqë në fund paguan një lloj dënimi të vogël. Kjo është vjedhje shumë në mënyrë diplomatike se popullata nuk e din këtë”, shprehet qytetari.
Bankat për mos pagesën e kësaj gjobe dërgojnë vërejtje në adresë të qytetarit. Rasti mund që të përfundojë edhe në gjyq.
Megjithë uljes së vogël muajin e shkuar, statsikat e përgjithshme flasin se në 10 vitet e fundit janë shënuar përgjithsisht rritje në dhënien e kartelave pasiqë vetëm në 2005-ën në qarkullim kanë qenë vetëm 129 mijë kartela.
MERAL ISMAILI
