Raporti i progresit, VMRO: Pushteti përpiqet të fshihet pas opozitës

14.10.2022 19:10

Raporti i progresit zbardhi moskujdesin sistematik....

Raporti i progresit zbardhi moskujdesin sistematik për zbatimin e reformave, komentojnë nga VMRO DPMNE. Sipas partisë së Mickovskit, pushteti përpiqet të fshihet pas opozitës për mangësitë që janë shënuar në raport. Evidentojnë vërrejtjet e KE-së dhe konstatimin se Qeveria nuk i ka marrë parasysh rekomandimet nga raporti paraprak.     

“Ka arsye pse Dimitar Kovaçevski më shumë do të kishte dashur të flet për opozitën sesa për raportin e KE-së. Ka arsye pse Bojan Mariçiç do të flet për proceduat parlamentare nga mbikëqyrja e të cilit Qeveria po ik, dhe s’do të flet për vërrejtjet e raportit. Kjo ndodh për atë se ky raport zbardhi moskujdesin sistematik të Qeverisë për zbatimin e reformave. Tani, të gjithë e kanë qartë se Qeveria nuk ka përkushtim serioz dhe thelbësor për reformat, për të cilat vetëm flasin.”  - tha Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Raporti i KE-së kritikon opozitën

Raporti i Komisionit Evropian më shumë kritika ka për opozitën sesa për pushtetin, u kundërpërgjigjën nga LSDM. Sipas partisë së Kovaçevskit, Raporti njeh përparimin dhe qëndrueshmërinë në procesin e reformave dhe përshëndet fillimin e negociatave.  

“VMRO DPMNE si parti antievropiane e shtrembëron dhe kritikon Raportin, ndërkaq raporti i KE-së kritikon opozitën. Në rapor më shumë kritika ka në llogari të opozitës së kryesuar nga VMRO DPMNE dhe bllokimeve të tyre në Kuvend, me kritikë të qartë vonimin e miratimit të ligjeve, për shkak të bllokimeve të opozitës.”- thuhet në reagimin e LSDM-së.            

Partia bartëse e pushtetit qëndror, rikujton opozitën për raportet e KE-së që merreshin në periudhën kur VMRO DPMNE ishte në Qeveri.

“Nga institucione të robëruara erdhëm në kualifikimin “nivel i mirë i gadishmërisë”-theksojnë nga LSDM.  (Shpëtim Nuredini, TVM2)