Lufta në Ukrainë, Rusia rekruton ushtarë të rinj
Beteja të ashpra luftarake.....

Beteja të ashpra luftarake janë duke zhvilluar në Kharkov, ndërsa po granatohet edhe Kiev. Raketat ruse kanë shkatërruar shtëpi banimi në kryeqendrën e Ukrainës. Banorët janë strehuar nëpër bodrume për disa ditë me rradhë.
Rusia është akuzuar gjithashtu për shënjestrimin e zonave civile, gjë që është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.
“E dëgjova aeroplanin, si një lloj fërshëllimi. Dy sekonda më vonë shpërtheu. Unë isha ulur në qoshe. Po të isha ulur atje, do të isha vrarë. Kjo është e sigurt.Vajza ime kapi mbesën time dhe doli jashtë me të. Pastaj shpërtheu përsëri dhe muri u shemb. Nëse mbesa ime do të kishte qenë atje, ajo do të kishte vdekur” – tha një banor i Kievit.
Duket se Rusia nuk ka qëllim të ndalojë agresionin, por mobilizimi vazhdon për burrat në Moskë ,pasi Presidenti Putin nënshkruajti dekretin.
Pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë grupe qytetarësh që dërgohen në qendrat e trajnimit luftarak nga një zyrë rekrutimi.
Më 21 shtator, Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret për një mobilizim të pjesshëm mbarëkombëtar, duke thënë se ishte "për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë".
“Janë të thirrur 300,000 rezervistë të cilët duhet t'i nënshtrohen të gjithë trajnimit të nevojshëm përpara se të vendosen në zonën e operacionit special ushtarak” – tha Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoiugu.
Pavarisht forcimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Presidenti Zelensky në ditën e VOLODYMYR Mbrojtësve të Ukrainës u shpreh i bindur në fitore.
“Më 14 tetor, ne festojmë Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës. Kjo është dita e atyre që luftojnë. Kjo është dita e asaj për të cilën ne luftojmë. Kjo është dita e asaj që Një lloj fitoreje do të fitojmë. Një shekull më parë, Ukraina e nderoi këtë ditë. Dhe do ta nderojë atë një shekull pas nesh. Fito në atë mënyrë që të kurorëzojë me sukses luftën e shumë brezave të popullit tonë. Njerëzit që gjithmonë kanë dashur një gjë më shumë - lirinë për veten e tyre”– tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski.
Lufta në Ukrainë ka hyrënë muajin e tetë, duke lënë pas mijëra viktima në mesin e tyre mbi 500 fëmijë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
