BDI, konsultime para mbledhjes së Këshillit Qëndror

14.10.2022 21:34

Disa orë kanë zgjatur konsultimet brenda partiake në BDI....

Disa orë kanë zgjatur konsultimet brenda partiake në BDI, si parapërgaditje për mbledhjen e Këshillit Qendror që do të mbahet nesër.

Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, pas takimit tha se konsultimi i anëtarëve të kryesisë me degët e partisë ka qenë konstruktiv.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të së ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”.

“Kishim një takim tjetër konsultativ me funksionarët partiak, në kuadër të përgatitjeve të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në Tetovë. Ishte vazhdimësi e mbledhjes që kishim para disa ditëve, ku u diskutuan të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e mbledhjes, pasi kjo mbledhje nesër do të jetë e rëndësishme. Do të merren vendime për formimin e organeve të partisë, prandaj u diskutuan të gjitha aspektet”.

“Nesër ato do të shtrohen para Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të merr vendime. Ajo që është e rëndësishme ishte se diskutimi ishte në frymë pozitive”, tha Bujar Osmani.