Maqedoni

Kumanovë, instituti i transfuzionit: kemi njësi të mjaftueshme gjaku

15.10.2022 13:47

Për dallim nga periudha e njetë vitit të kalur, kur kishim pikun e Pandemisë së Korona Virusit...

Për dallim nga periudha e njetë vitit të kalur, kur kishim pikun e Pandemisë së Korona Virusit, dhe Instituti për mjekësi të Transfuzuinit në Kumanovë ballafaqohej me mungesë të njësive të gjakut, si pasojë e mosorganizimit të aksioneve të ndryshme me qëllim të mbrojtjes nga COVID-19, tani një vit më pas në këtë institut kemi një situatë krejtësisht ndryshe dhe mjaftë të favorshme. Kjo nga fakti se dhuruesit vullnetarë të gjakut tani lirisht dhe rregullisht mund të dhurojnë gjak.
 
“Në shërbimin e Transfuziologjisë në Kumanovë organizohet 2 ditë brenda javës aksione të gjakëdhurimit, gjegjësisht çdo të Hënë dhe të Enjte nga ora 8 feri në ora 14:00, ditët tjera vetëm nëse ka nfonjë aksion enkas. Gjendja është stabile, numri i gjakëdhuruesve sillet nga 140 deri në 200 vetëm në shërbimin tonë këtu brenda 1 muaji që don të thotë se i mbulojmë nevojat e Kumanovës por edhe më gjer.”, tha mes tjerash D-r Driton Bilalli.
 
D-r Driton Bilalli, për programin tonë jep sqarime se çka duhet të dijë qytetari i cili shpreh vullnet dhe dëshirë për të dhuruar gjak.
 
“Pacienti nuk duhet të jet nën terapi, gjegjësisht të konsumoj antibiotikë, apo pas operacionit pasi që mund të barti infeksione nga gjakëdhuruesi deri te pacienti që mund të jet pranues i gjakut, analizat të cilat bëhen pas gjakëdhurimit janë të shumta, bëhen analiza që mos të jet pozitiv nga të gjitha sëmundjet transmisive dmth, Hepatit, Hiv sëmundje pra të cilat janë të transmetueshme prandaj edhe gjaku i konseruar prej tek ne dërgohet në Shkup për tu kontrolluar.”, tha mes tjerash D-r Driton Bilalli.
 
Ndryshe, siç na njoftuan nga Institu për mjekësi të Transfuzuinit në qytetin e Kumanovës, gjakëdhuruesit përfitojnë një sërë benifitesh, ata që janë në mardhënie pune pas procesit të gjakëdhurimit janë të liruar për 2 apo 3 ditë nga puna, pastaj nëse gjakëdhuruesi 10 herë dhuron gjakë i njejti lirohet nga të gjitha pagesat sa i përket shërbimeve shëndetësore në institucionet shtetërore shëndetësore, por edhe më kryesorja që përfiton një gjakëdhurues është se pas gjakëdhurimit për 120 ditë i rigjenerohen komplet rruzat e kuqe të gjakut gjegjësisht Eritrocitet.  
 
FATLUM AQIFI