Maqedoni

Ndotja përkeqëson shëndetin e qytetarëve

25.01.2015 14:57

Ndotja e ajrit gjithnjë e më shum po e përkeqëson gjendjen shëndetësore të qytetarët, por me tepër po përkeqësohet gjendja shëndetësore...

Ndotja e ajrit gjithnjë e më shum po e përkeqëson gjendjen shëndetësore të qytetarët, por me tepër po përkeqësohet gjendja shëndetësore tek ata persona të cilët jan të sëmur nga sëmundja pulmunare.
 
Pneumoftiziologu Femi Demiri këshillon qytetarët e sidomos ata të cilët vuajn nga sëmundjet kronike që sa më tepër ti reduktojn daljet në hapsira, pasi që këto kushte atmosferike shum her më shum e vështirësojn gjendjen e tyre shëndetësore. 
 
“Sëmundja kronike Pulmunare është e njoftun se gjat kohës së dimrit dhe vjeshtës shtohet përkeqësimi i tyre, por kohëve të fundit rritja e ndotësve të ajrit e sidomos grimcave të ajrit të cilat ministeria e ekologjis i përcjell dhe jemi dëshmitar se kjo sasi është rrit në nivel shum të lart,ashtu që direk ndikon në përkeqësimin e këtyre sëmundjeve siq është Spoku apo siq është sëmundja Pulmunare,si dhe tek sëmundjet tjera siq jan Bronkitet,enfizema dhe sëmundje tjera kronike të cilat në këtë koh”, shprehet Pneumoftiziologu, Femi Demiri. 
 
Mjeku Demiri thot se nga smundjet akute pulminare siq janë virozat dhe gripet e ndryshme në këtë sezon më të prekurit janë fëmijët, por në veçanti ata me sëmundje kronike të cilët edhe ashtu janë me terapi permanenete dhe tani në këtë koh gjendja e tyre vështirësohet aq shum saqë janë të detyruar të shtrihen edhe në spital.
 
Atyre në këtë periudhë u shtohet vështirësimi i frymarjes edhe pse e përdorin 2 deri në 3 her më tepër terrapin e përditëshme.
 
“Ne u preferojm atyre që në këto kushte të mos dalim,por I shtohet kujdesi edhe më I madh që këtyre u sygjerohet që gjithqysh të jen në hapsira të mbyllura, most ë dalin për arsye se  ndikojn në vështirsimin e gjendjes së tyre dhe është e vështir të përmirësohen”, shprehet Pneumoftiziologu, Femi Demiri.  
 
Poashtu pneumoftiziologu Feim Demiri thot se  për veç ndikimit të gripave te stinës, bashk me iritansat që gjenden momentalisht në ndotësit e ajrit, e përkeqëson këtë gjendje, dhe si pasoj e kësaj në këtë periudhë është rritur numri i të sëmurëve të cilët kërkojn ndihmë në mjekësi primare dhe atë sekundare.
 
GYLTENE SINANI