Maqedoni

Shëndetësi, vazhdojnë të shfaqen post Kovid simptome te fëmijet

15.10.2022 14:12

Kovidi përfundo, por jo edhe simptomet post kovid te fëmijët....

Kovidi përfundo, por jo edhe simtomet post kovid te fëmijët. Në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, mjekët ende janë duke trajtuar pasojat e virusit të cilat kryesisht kanë qenë me paqyrë të lehtë klinike, por më vonë te fëmijët janë shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Deri tani mbi dyqindë fëmijë janë hospitalizuar në Klinikën Universitare-Shkup.

“Receptorët te fëmijët dhe të rriturit nuk janë të njëjtë, për këtë shkak kemi patur shumë diabetikë, shumica e receptorëve ishin në pankreas, prandaj edhe numri i diabetikëve është rritur, fatkeqësisht edhe numri i smundjeve malinje është rritur. Veç kësaj, janë shtuar edhe numrat e disa-lloj smundjesh kronike, pas të cilave pasoja e dimë se fshihet virusi. Virusi korona e “promovon”  të gjithën në potencialin gjenetik  që e posedojmë, por te fëmijët mundësia që të rritet ky mekanizëm është shumë më e lartë dhe të paraqitet ndonjë problem i caktuar shëndetësorë.”,  tha Aspasia Sofjanova, drejtor në Klinikën për Smundjet e Fëmijëve.
 
Prindërit janë të frikësuar. Ambulanatat në Klinikën e Fëmijëve-Shkup dhe spitali i fëmijëve “Kozle”, janë të stërmbushur edhe pse në Klinikën e Fëmijëve në Shkup nga 160 kontrolle ditore, vetëm një fëmijë hospitalizohet. Që gjendja të mos përkeqësohet edhe më shumë, mjekët nga shëndetësisa primare pacientëve ju rekomandojë antibiotikë.
 
“Frika nuk duhet të egzsitojë, por duhet të jemi në kontakt të vazhdueshëm me pacientët, kështu veproj unë. Aktualisht jemi kyçur në një program që patjetër duhet ta them se Ministria e Shëndetësisë i kushton vëmendje të posaqme pediatrisë dhe neo-nato-logjisë, sidomos tani, që të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve. Jemi duke biseduar për rolin e shëndetësisë primare, sekondare dhe terciale dhe jemi duke bërë profesionalisht një ndarje për të kuptuar saktësisht, deri ku? Sa dhe si të jepet një antibiotik dhe a duhet të jepet?”, tha Sofjanova.
 
Kovidi ishte një virus i panjohur që ka lënë shumë pasoja. Studimet për të cilat punohet, duhet të japin përgjigje rreth pasojave post-kovid. Kjo do të jetë tema kryesore e Shkollës Ballkanike të Pediatërve , e cila do të trajtohet në fund të këtij muaji edhe në vendin tonë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU