Maqedoni

Rekomandimet për kursimin e rrymës, Kovaçevski: Po japin rezultate të dukshme

15.10.2022 14:35

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka pohuar se periudha në vazhdim është shumë e rëndësishme...

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka pohuar se periudha në vazhdim është shumë e rëndësishme, sepse gjendemi para sezonit të dimirit kur vendit i duhet sasi më e madhe e energjis elektrike, dhe pikërishtë në këtë drejtim, ai si Kryeministër ka rekomanduar që të gjitha institucionet e vedit të fillojnë ta kursejnë rrymën, dhe kjo sipas tij po jep rezultate të dukshme. Por Kryeministri Kovacevski poashtu apeloi edhe qytetarët dhe kompanitë që të gjithë të ngrijmë vetëdijen, dhe të japin sadopak kontribut për ta kursyer energjin elektrike.
 
“Të gjitha ministrive i kemi dhënë detyrë të kursejnë, respektivishtë të ulin shpenzimet e energjis elektrike për 20%. Dhe pikërishtë mbrëmë më ka arritë një raport ku tregon se të gjitha ministrit shpenzimet e energjis elektrike i kanë ulur për 20%. Pra kur duam diçka, edhe mund të arrimë. Por unë apeloj që të gjithë ne, të japim nga pak që ta tejkalojmë këtë periudhë, dhe pikërishtë në këtë drejtim është edhe fokusi jonë, e kamë thënë dhe do ta përsëris, se buk, rrymë dhe ngrohje nuk do ti mungojë askujt, dhe në këtë qëndroj.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Por Kryeministri Kovacevski poashtu pohoi se çmimin e Energjisë Elektrike prap e përcakton Komisioni Regullator, dhe ajo mvaret nga shumë faktorë. Nga çmimet e energjenseve të cilat çdo ditë po shënojnë rritje në bursat botërore, nga çmimi i transportit, nga lëndët e para të papërpunuar të cilët mundësojnë funksionimin e prodhuesve të energjisë elektrike, nga çmimi i gazit, qymyrit e shumë faktor tjerë.  
 
FITIM KRYEZIU