Maqedoni

Themelimi i Organizatave Qytetare, Kovaçevski: Kemi legjislacion shumë liberal

15.10.2022 14:57

Hapja e klubeve, apo Organizatave të ndryshme të cilat mbajnë emrat e personaliteteve historike...

Hapja e klubeve, apo Organizatave të ndryshme të cilat mbajnë emrat e personaliteteve historike rëndë po dëmtojnë marrëdhiëniet ndërfqinjësore, dhe po ringjallë ndjenjën negative tek popujt e të dyja vendeve, siç ishte rasti me klubin “Vanço Mihajllov” i cili u hapë në Manastir,  i cili po prekë thellë marrëdhëniet ne mes RMV dhe Bullgarisë, pohoi Kryeministri i vendit Dimitar Kovacesvki. Ky i fundit poashtu potencoi se pikërishtë në këtë drejtim, Ministria e Drejtësisë së bashku me një grup të deputetëve kanë përgatit ligj për ndryshim të ligjit për hapjen e klubeve, shoqatave apo Organizatave të qytetarëve, ku sipas Kovacevskit, RMV ka ligjin më liberal për themelimin e këtyre organizatave të qytetarëve.
 
“Ne kemi ligjet më liberale për sa i përket themelimit të Organizatave jo Qeveritare apo klubeve dhe shoqatave të qytetarëve, prandaj pikërishtë në këtë drejtim i kemi dhënë detyrim Ministrisë së Drejtësisë të përgatis një ligj të ri, ku unë i kamë sygjeruar që të marrin për shembull ligjin nga shteti gjerman, por kishte propozime edhe nga grupi i deputetëve të cilët do ta parashtrojnë këtë ndryshim të ligjit.”,  tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Raporti i komisionit për parandalim të diskriminimit, Kovaçevski: Afatet patjetër duhet të respektohen
 
Kryeministri i vendit nuk la pa përmend edhe raportin e Komisionit për parandalim të Diskriminimit, duke potencuar se afatet të cilat janë dhënë nga ky Komision patjetër që duhet të respektohen. Ai poashtu pohoi se qëllimi dhe koncepti i kësaj Qeverie është që vendi të ketë një frymë europiane, por çdoher duke mbrojtur gjuhën dhe identitetin e sajë, dhe ky qëllim dallonë nga ato subjekte të cilat kanë për qëllim që RMV të mos jetë pjesë e NATO-së dhe BE-së.
 
“A do të bëhemi vend i Bashkimit Europian ku do të ketë standart si tek vendet e Bashkimit Europian, apo do të lejojmë që të rinjët tanë të ikin në vendet e BE-së edhe atë vetëm për shkak se ne vendin tonë ka politikan të tillë të cilët për shkak interesave të tyre individuale dhe politike bllokojnë vendin të bëhet pjesë e BE-së.”, tha Kovaçevski.
 
Andonovski: Reformat nuk po realizohen
 
Por ndaj këtyre pohime, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka kritikuar se dështimet e vendit më së miri i nxjeri në pah raporti i Komisionit Europian, i cili dëshmoi dhe tregoi se reformat në segmentet kyqe nuk po realizohem.
 
“Në plotë 35 sfera, Qeveria nuk ka arritë të shënon progres më shumë se nota 2. Sferat në të cilat drejtohen ankeset e Komisionit Europian nuk kanë të bëjnë me marrëveshjet që po i proklamon qeveria. Kjo është nënçmim për KE-në, BE- në në tërësi, por edhe për qytetarët e vendit të cilët presin ndryshime.”, tha Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.
 
Mos realizimi i reformave kyçe, sipas VMRO-DPMNE-së nuk është faj i tyre, sepse raporti i KE ka shënuar nota të ulta në reformat siç janë Administrata Publike, dhe Shërbimet e Sigurisë, por nuk janë eliminuar as politikat ku ka nepotizëm dhe klientelizëm.
 
FITIM KRYEZIU