Ndryshimet kushtetuese, Selmani: Opozita, konstruktive gjatë votimit
15.10.2022 15:24
Roli i opozitës gjatë ndryshimeve kushteteuse duhet të jetë konstruktiv, vlerëson profesori universitar Bashkim Selmani...

Roli i opozitës gjatë ndryshimeve kushteteuse duhet të jetë konstruktiv, vlerëson profesori universitar Bashkim Selmani pas paralajmërimeve të Aleancës për Shqiptarët se do të kushtëzojnë ndryshimet në këmbim të votave të tyre. Selmani konsideron se kërkesat e një partie politike duhet të realizohen nëpërmjet dialogut.
Nocioni kushtëzim nuk është i favorshëm për funksionimin e demokarcisë, vlerëson Selmani. Derisa nuk ka bashkëpunim, ka kushtëzim, do të humbasin Maqedonia dhe qytetarët e saj, deklaron Selmani.
“Nuk është mirë që të ketë nocion kushtëzim, por mvaret çfar kushtëzimi do të jetë, partiak apo për interesat personale, grupore të tyre; ose për interesat e komunitetit shqiptarë, që në fushatat zgedhore kanë aluduar tek 20%. Nëse do të ishte kjo për t’u ndryshuar, pikërisht edhe kjo nuk mund të bëhet me kushtëzim, por dihet se një bashkëpunim duhet të jetë, jopublik midis partive politike shqiptare, që eventualisht në këto rrethana të riplotësohet ose të revidohet gabimi që është bërë në të kaluarën që të identifikohet komuniteti shqiptarë. Pra janë disa çështje me të cilat janë të këtij karakteri, janë të mirëseardhura por duhet të bëhet me një bashkëpunim.”, tha profesori universitar Bashkim Selmani.
Nëse Aleanca i bashkangjitet opozitës maqedonase kundër ndryshimeve kushtetuese, Selmani vlerëson se vendi jo vetëm se do të ngec në rrugëtimin evropian, por që do të thellohet kriza politike dhe ekonomike. Për ndryshimet kushtetuese nevojiten 80 vota të deputetëve, ndërkaq nga BDI deklarohen se kanë të siguruar 74, duke përjashtuar deputetët e VMRO- DPMNE-së dhe partisë E Majta.
MERALE ISMAILI
