Maqedoni
Fillon sezoni i ngrohjes, Bekteshi: Vazhdimisht do ketë energji ngrohëse
15.10.2022 15:48
Gjatë ditës janë lëshuar nxemjet qëndrore në Shkup dhe me këtë është shënuar fillimi i sezonit të ngrohjes....

Gjatë ditës janë lëshuar nxemjet qëndrore në Shkup dhe me këtë është shënuar fillimi i sezonit të ngrohjes. Qytetarët do të pajisen me energji ngrohëse pa ndërprerë deri në fund të sezonit të ngrohjes. Amvisritë, konsumatorët e vegjël dhe pjesa e tregut të lirë do të furnizohen vazhdimisht me energji elektrike nga objektet vendore gjatë gjithë sezonit dimëror, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili informoi se për këtë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
“Pasi SHA ESM ka bërë dhe ka përfunduar të gjitha përgatitjet, banorët e Shkupit kanë energji ngrohëse. Do të jetë deri në fund të sezonit të ngrohjes. Qytetarët do të furnizohen në vazhdimësi me energji ngrohëse. Prandaj nuk ka nevojë të krijohet panik, sepse të gjitha institucionet janë të gatshme që me kohë të bëjnë atë që janë të obliguara.”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Drejtori i SHA “ESM” Vasko Kovaçevski, i cili së bashku me Bekteshin vizitoi ngrohtoren “Toplana Istok”, theksoi se qytetarët duhet të jenë të sigurt dhe se do të pajisen me energji ngrohëse.
“Ne kemi siguruar energjensa deri në fund të këtij muaji dhe si rezultat i mënyrës se si do të funksionojë centrali privat i gazit TE-TO në të ardhmen, do të dimë nëse do ta tërheqim energjinë ngrohëse nga TE-TO apo do të vazhdojmë të prodhojmë plotësisht. Në mëngjes në ora 5:50 ngrohtoret kanë filluar në temperaturën 9 gradë, kanë punuar deri në orën 9:15 kur temperatura e jashtme ka qenë 12 gradë dhe gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 997 megavat orë energji ngrohëse.”, tha drejtori i SHA “ESM” Vasko Kovaçevski.
“U lëshuan përher të parë, urojë të kemi ngrojhe çdoherë.”, tha një qytetar.
“Ka patur nxemje,unë jam në lagjen Aerodrom dhe atje asnjeher s’kemi problem.”, u shpreh një qytetar.
“Bënë mirë që i lëshuan sepse koha u ftoh.”, tha një qytetar.
“Te unë janë të çkyçura qysh para 10 vitesh sepse paguaja shtrenjt dhe ngrohin pak.”, u shpreh një qytetar.
“Nuk kishte në mengjës.Jetoj në ndërtesën 118, të ndërtesa jonë nuk ka patur në mëngjës. Çka është problemi,nuk e di!”, tha një qytetar.
Me këtë rast u theksua se funksionimi dhe menaxhimi I të gjitha kapaciteteve energjetike në vend, do të kalojmë me sukses këtë sezon ngrohjeje pavarishr krizës energjetike në të gjithë botën.
FARIJE DAUTI BAKIU
