Maqedoni

Spitali i Gostivarit bëhet me fasadë dhe dritare të reja

15.10.2022 16:15

Fasadë e re e jashtme dhe dritare të reja në Spitalin e Gostivarit.....

Fasadë e re e jashtme dhe dritare të reja në Spitalin e Gostivarit. I gjithë investimi ka vlerën e mbi 480 mijë euro, para të cilat janë siguruar nga Qeveria me ridestinimin e mjeteve nga TAV. Mbikëqyrja e punimeve të këtij projekti i cili filloi në janar dhe përfundoi që në korrik, u bë sot nga një delegacion i gjerë qeveritar udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, drejtuesve të Spitalit të Gostivarit dhe drejtorit të TAV, Metin Batak.
 
Rikonstrumi përfshinë gjithsejt 8.000 m2 fasadim, 1.420 metra dritare dhe 1.200 metra kulluesit e ujit, tha kryeministri Kovaçevski. Shtoi se në këtë kohë krize energjetike, shteti kujdeset për efikasitet energjetik nëpër institucione publike.
 
“Në kohë të krizës eneregjetiuke dhe mungesë të energjensëve dhe nevojës për kursim të sa më shumë të energjisë eletrike, me këtë investim thuajse 480 mijë euro të sigurauuara nga Porgrami TAV, mjete të destinuara për nevojat reale të qytetarëve, gostivarasit sot kanë spital të ngorhtë dher me efikasitet energjetik dhe mjekët së bashku me pacientët janë shumë më komod aty para se të realizohej i gjith rikonstrumi përmes këtij projekti.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Duke folur për momentin aktual, kryeministri Kovaçevski theksoi se qeveria është kujdesur që të sigurojë rrymë dhe se ka subvencionuar 611.000 amvisëri dhe 72.000 konsumatorë të vegjël, kompani që punësojnë 98% të punëtorëve në vend. Për këtë qëllim shteti ka ndarë mbi 220 milionë euro.