Maqedoni
BDI zgjedh anëtarët e rinjë të kryesisë, Ahmeti: BDI bartëse e proceseve madhore
15.10.2022 17:07
Kreu i integristve Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjishëm që u mbajt sot në Tetovë...

Kreu i integristve Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjishëm që u mbajt sot në Tetovë ka propozuar emrat e kryesisë qendrore dhe emrat dhe pozita më të larta të partisë. Sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Faton Ahemti,ndërsa ai organizativ Blerim Bexheti, dhe Saranda Imeri sekretare të të drejtave dhe barazisë gjinore. Ndërkohë pozitën e nënkryetarit do e mban Izet Mexhiti, Arbër Ademi, Arbana Pasholli dhe Bajram Rexhepi.
"Mbi 20 vite jemi faktorë progresi, stabiliteti dhe zhvillimi në këtë vend, akademi vlerash kadrovike dhe programore, kjo sepse për ne jetësimi i idealeve kombëtare dhe misioneve jetësore ka qenë prioriteti parësor. Ashtu ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në Bashkimin Demokratik për Integrim që rrënjët e ekzistencës i ka në amanetet e popullit.
Përgëzoj anëtarët e përzgjedhur të kryesisë qëndrore që sot morrën besimin nga Këshilli i Përgjithshëm duke i përkujtuar se mbi funksionet partiake qëndrojnë misionet dhe pesha e madhe e përgjegjësisë për të ngadhënjyer për të mirën e gjeneratave dhe të ardhmes së ndritur të tyre.”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Osmani: BDI di të menaxhojë, bëhet më e fortë
Bujar Osmani tha se këshilli i përgjithshëm është organ me i lartë ndërmjet dy kongreseve.
“Këshilli i përgjithshëm e votoi kryesin qendërore. Këshilli i përgjithshëm është organ më i lart ndërmjet dy kongreseve, dhe sot apsulitisht me mbështetje unanim me koncensuz të plotë, u themelua kryesyja qendërore.”, tha Bujar Osmani.
I pyetur se a ka përçarje pasi propozimi i Talat Xhaferit për nënkryetar partie nga dega e Gostivarit nuk u pranua nga Musa Xhaferi. Osmani tha se nuk ka probleme dhe sipas tij është një kryesi gjithëpërfshirëse në cdo aspekt.
“Nuk mendoj se kemi probleme është një kryesi gjithëpërfshirëse,qoft në aspekt rajonal, aspekt gjeneratash dhe atë gjinor, edhe pse kisha dashur që të jenë gjithëpërfshirës në aspekt gjinor. Është krijuar nje balanc do e shihni vetë, do jeni dëshmitar vetë se çfar energjie do i jep BDI-së në periudhën qe vjen.”, tha Osmani.
Kujtojm se kjo mbledhje erdhi si pasojë e pakënaqësive nga i ashtuquajturi Grupi i Zjarrit.
VISAR SADIKI
