Botë
Turqi, dhjetra viktima nga shpërthimi tragjik në minierë
15.10.2022 17:32
Katërdhjetë e një persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në një shpërthim...

Katërdhjetë e një persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ka ndodhur në një minierë thëngjilli në Turqinë veriore. Poashtu nga operacioni i shpëtimit njoftojnë se rreth 50 persona kishin mbetur të izoluar në thëllësi të tunelit. Operacioni i kërkim-shpëtimit njoftojnë ka zgjatur më shumë se 20 orë, ku disa të lënduar ishin dërguar për shpëtim në Stamboll.
“Kemi nxjerur mbetjet e 40 minatorëve tanë dhe I kemi dërguar në institucionet përgjegjëse, ndërsa 11 të tjerë janë për trajtim spitalor. Nga gjithsej 110 minatorë sa kanë qenë të përfshirë, 50 kemi arritë ti nxjerim me përpjekjet tana të fundit, ndërsa disa kanë arritë të dalin vet.”, tha një zyrtar.
Ministri i Brendshëm tha se 58 persona ishin duke punuar në minierë në momentin kur ndodhi shpërthimi I gazit në një thellësi prej më shumë se 300 metrash, ndërsa në aksionin për shpëtim kanë marë pjesë mbi 150 persona.
“Kemi parë skena të trishta, të gjithë ata janë shokë tanë, me të cilët bashkë hamë dhe pimë. Të gjithë ata kishin ëndrat e tyre, kishin familje, dhe të gjithë kishin mision në jetën tyre.”, u shpreh një minatorë.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka vizituar lokacionin në provincën Bartin, së bashku me ministrat e tjerë dhe ka konfirmuar se personi i fundit i zhdukur është gjetur i vdekur, dhe me këtë ka përfunduar operacioni. Autoritetet thanë se prokurorët turq kanë nisur një hetim për të gjetur shkaqet e shpërthimit.
FITIM KRYEZIU
