Ekonomi
Masat për përballje me krizën ekonomike, Iseni: Adresojnë aspektin social, s’janë të qëndrueshme
15.10.2022 18:00
Për ta përbulluar sadopak krizën energjetikë dhe atë ekonomike të cilët e kaplur vendin...

Për ta përbulluar sadopak krizën energjetikë dhe atë ekonomike të cilët e kaplur vendin qeveria gjatë periudhës së kaluar ka ndërmarë një sërrë masash. Drilon Iseni nga OEMVP thotë se keto masa më së tepërmi adresojnë problemin social dhe nuk janë të qëndrueshme
“Masat e qeverisë të cilat janë sjellur me pakon e fundit siq ka qenë praktikë edhe më herët kryesisht adresojnë aspektin social dhe i mbështesin grupet më të prekura sociale të vendit të cilët janë në nevojë më të madhe. Për bizneset nuk mund të them se kemi ndonjë masë e cila do të ndihmojë që të lehtësohet kjo barrë të cilën e ka pasiqë kjo krizë energjetike është shëndruar në krizë financiare dhe realisht jemi në pritje të hapave të ardhshëm të qeverisë të hohim se si do të trajtohet biznesi në këtë aspekt.”, tha Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv në OEMVP
Iseni shton se nësë nuk ndihmohen kompanitë në aspektin e mbulimit të kostove të mëdha mbi energjinë elektrike një pjesë e tyre do ti mbyllin bizneset e tyre.
“Vlerë e përqinjës së kostos dallon diku prej 7-30 % prë kompanitë dhe kjo është e papërballueshme për kompanitë të cilët janë në prodhim. Realisht nëse nuk kemi subvencionim të rrymës elektrike këto kompani do të detyrohen që përkohsisht të mbyllin kapacitet e tyre prodhuese. Kjo nuk është vetëm në prodhim është edhe në tregti dhe sfida më e madhe është që rast se këto kompani mbyllen në të dyja aspektet humbjet do të jetë të mëdhaja.”, tha Iseni.
Mbyllja eventuale e ketyre kompanive do të ndikojë në humbjen e fuqisë punëtore e cila nuk mund të qëndrojë jasht procesit të punës dhe do të detyrohet të largohet nga vendi ndërsa kompanive do të duhet një kohë shum e gjatë për tu kthyer në nivelet e tanishme e të bërit biznes. Ndryshe nga Oda Ekonomike kanë kërkuar uljen ose heqjen e plotë të TVSH-së për faturat e energjisë elektrike për bizneset kërkesë kjo e cila ende nuk është pranuar nga qeveria.
GAZMEND KURTISHI
