Sportet E Tjera

Lëshimi në St. Moritz për Lara Gut

24.01.2015 15:02

Skiatorja zvicërane Lara Gut, erdhi deri te fitorja e dytë gjatë këtij sezoni në konkurimin e femrave, pasi arriti të fitoj në lëshimin e gjashtë të vitit, të mbajtur në ski qendrën St. Moritz të Zvicrës...

Vendasja 23 vjeçare, deri te triumfi i 12-të në karierën e saj, erdhi me një rrëshqitje të sigurtë dhe me kohë prej 1 minutë, 43 sekonda e 82 të qindtat dhe me përparsi prej 28 të qindtat ndaj të dytës, fitueses aktuale të globit të madh të kristalt, Anna Fenninger.

Këto dy skiatore, në piadestal i shoqëroi surpriza Edit Mikllos, me ç`rast për hungarezen është ky podiumi i parë dhe arritja më e madhe në karrierë.

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, e cila para katër ditësh theu rekordin sa i përket fitoreve në Kupën e Botës, pas një gabimi të madh gjatë rrëshqitjes, u plasua vetëm në pozitën e 22-të.

Megjithatë, Vonn vazhdon të prijë në rënditjen e lëshimit dhe me gjashtë pikët e reja të fituara sot, ka gjithsej 366, 79 më shumë se e dyta, Anna Fenninger.

Në rënditjen e përgjithshme, edhe më tutje e pakompromis është Tina Maze. Sllovenja ka 985 pikë, apo plotë 264 më shumë se Fenninger. 

MUSTAFA ADEMI