Sali: Nëse ka abuzime do të ketë sanksione
Ministri I Shëndetësisë Bekim Sali lidhur me informacionet e publikuara në disa media dhe rrjete sociale...

Ministri I Shëndetësisë Bekim Sali lidhur me informacionet e publikuara në disa media dhe rrjete sociale për kujdestaritë e drejtoreshës së Klinikës për Fëmijë, Dr. Aspazija Sofianova, tha se për çdo rast individual në të cilin ka abuzim, sigurisht që do të ketë sanksione.
“Kemi pasur raste kur drejtor bëhet një person që është shef i një departamenti dhe në atë rast, para se të largohej nga posti i drejtorit dhe të mos kishte mundësi në departament, ai boshllëk ndjehej në punën e përditshme të spitalit. Drejtorëve iu dha mundësia të jenë në detyrë dhe të punojnë me pacientët. Për çdo rast individual të keqpërdorimeve, sigurisht që ka sanksione. Detyra jonë, është të zgjidhim sistematikisht mospërputhjet dhe problemet e mundshme që dalin dhe rastet individuale do të jenë nën mbikëqyrjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke pasur parasysh se janë financues të institucioneve publike shëndetësore.”, tha ministri i shëndetësisë Bekim Sali.
