Maqedoni

Oda e Zejtarëve të RMV kërkon ndihmë për të mbijetuar

16.10.2022 12:04

Çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe faturat marramendëse kanë goditur rëndë edhe Zejet dhe Zejtarët e vendit tonë....

Çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe faturat marramendëse kanë goditur rëndë edhe Zejet dhe Zejtarët e vendit tonë. Nga Oda e Zejtarëve të RMV, ankohen dhe njëherit kërkojnë mbështetje nga Qeveria dhe ministria e ekonomisë që ose të subvencionohen Zejet ose të njejtit sa i përket energjisë elktrike të kategorizohen në amvisëri.
 
 
“Janë në hall të thellë Zejtarët dhe Zejtaritë, çmimi i energjisë elektrike është nfritur diku 100%, dhe për atë arsye ne si Odë kemi kërkuar nga Qeveria e RMV dhe ministria e ekenomisë të subvencionohet energjia elektrike ose të kategorizohet në amvisëri sepse vetëm kështu mund të mbajmë likuide ose të gjalla Zejtaritë në RMV.”, tha mes tjerash Agron Fazliji – kryetar i OZ të RMV.
         
 Fazliji gjithashtu thotë se disa nga Zejtarët kanë paraljamëruar se do ti mbyllin bisneset e tyre si pasojë e krizës me faturat e larta të energjisë, ai nuk la pa përmendur edhe masat antikrizë të cilat ditë më pare u shpalosën nga ana e Qeverisë.
 
“Ata na paralajmëruan edhe neve edhe Qeverinë e RMV sepse momentalisht në 9m2 një Zejtarë paguan diku faturë të energjisë elektrike diku 50 mujë denarë dmth ata të cilët janë në tregun e lirë të energjisë elektrike dhe ne kërkuam nga Qeveria që ky sektorë të subvencionohet 50% çka i takon Zejtarëve ose të kategorizohet në amvisëri. Aty ne u pam si Zejtari, sepse Zejtarët mund të kreditohen pa kamatë ishte një masë konkrete për ata dhe shpresojmë se nuk do të mbetet vetëm në këtë masë sepse nëse mbetet vetëm në këtë masë Zejtarët nuk do të munden të mbeten likuid.”, tha mes tjerash Fazliji.
          
Ndryshe nga Oda e Zejtarëve të RMV shpresojnë se kërkesat e tyre do të hasin në mirëkuptim dhe se do të plotësohen të njejtat.
 
FATLUM AQIFI