Jansrud triumfon në lëshimin e Kitzbuhel
Norvegjezi Kjetil Jansrud është fituesi i lëshimit të sotëm të mbajtur në kuadër të Kupës së Botëse, në Kitzbuhel të Austrisë...
29 vjeçari, I cili po kalon një sezon të shkëlqyeshëm, deri te fitorja e pestë sivjet, apo gjithsej e teta në karrierë, erdhi me kohë prej 58 sekonda e 16 të qindtat dhe me vetëm dy të qindtat përparsi ndaj të dytit, fituesit të Super G`së së djeshme, Dominik Paris.
Këta të dy, në piadestal i shoqëroi Guillermo Fayed, me ç`rast për francezin ishte ky podiumi i dytë në karrierë.
Pas 100 pikëve të fituara sot, Jansrud e ka rritur epërsinë në kryesimin e disiplinës së lëshimit dhe tani ka 439 pikë, 127 më shumë se i dyti Paris.
Ndërkohë, norvegjezi në plasmanin e përgjithshëm e ka zvogëluar në vetëm 82 pikë dizavantazhin ndaj liderit Marcel Hirscher, I cili është specialist për disiplinat teknike dhe nuk u paraqit në lëshimin e sotëm.
MUSTAFA ADEMI