Maqedoni

REK Manastir dyfishon prodhimin e energjisë elektrike

16.10.2022 12:58

REK Manastir ka dyfishuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike pasi mbrëmë në Blloku 1....

REK Manastir ka dyfishuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike pasi mbrëmë në Blloku 1 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të vendit.
 
Impianti është rikthyer në punë pas 23 ditësh riparim dhe së bashku me Bllokun 2 furnizojnë me energji elektrike. Riparimi, i cili zakonisht zgjat 45 ditë e më shumë, u përfundua në një kohë rekord të shkurtër, para së gjithash falë punonjësve të REK Manastir dhe angazhimit të kompanive vendase. Sipas planit të prodhimit dhe në rrethana të pandryshuara, REK Manastir duhet të vazhdojë të operojë me dy njësi deri në fillim të nëntorit. Pas instalimit të transformatorit të ri në bllokun 3, blloku 2 duhet t’i nënshtrohet një riparimi afatshkurtër për të rritur besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e kapacitetit në kulmin e sezonit të ngrohjes. SHA EMV aktualisht plotëson nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël nga prodhimi i saj vendas.