Maqedoni

Ruzhin: 30 vite nuk kemi pasur hendek më të madh politik

16.10.2022 14:54

Nuk ka pasur kurrë një hendek të tillë,mungesë të komunikimit dhe mosmarrveshje mes pushtetit...

Nuk ka pasur kurrë një hendek të tillë,mungesë të komunikimit dhe mosmarrveshje mes pushtetit dhe opozitës në historinë 30-vjeçare të vendit vlerson ish diplomati Nano Ruzhin. Kjo sipas tij është përfshirë në Raport-Progresin e fundit të KE-së. Elitat politike duhet të gjejnë mëyrë që përmes komunikimit ta tejkalojnë këtë gjendje në favor të ineresave të shtetit thotë Ruzhin.  
 
“Ata as nuk ulen bashkë për të pirë kafe në kuvend, gjë që nuk ka ndodhur kurrë. Kjo vetëm dëshmon se Maqedonia e Veriut është thellësisht e përçarë, pa dëshirë që të sakrifikojë interesat e vogla partiake apo personale në favor të interesave të mëdha kombëtare. E gjithë kjo është përfshirë në raportin e BE-së. Mendoj se duhet të ndërmerret një iniciativë nga partitë në pushtet poashtu edhe nga opozita për të realizuar kontakte të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme sepse kjo tregon vetëm përvojën e kulturës politike të elitave tona politike.”, tha ish diplomati Nano Ruzhin.
 
Justifikimet me rregulloren e Kuvendit për të arsyetuar veprimet vetëm se mund të thellojnë krizën politike thekson Ruzhin.
 
“Çdo problem të zgjidhet duke luajtur në mënyrë të përhershme me rregulloren e Kuvendit apo duke kërkuar vazhdimisht disa justifikime të karakterit politik vetëm për të mos miratuar një ligj që është në favor të këtij vendi ndikon vetëm në thellimin e krizës dhe për këtë arsye unë mendoj se pavarësisht se cila parti politike është në pushtet, mënyrat e artikulimit politik duhet të gjenden në funksion të interesit të përbashkët.”, tha Ruzhin.
 
Sipas Ruzhin interesi i përbashkët në baza ndëretnike, është zgjidhur me Marrëveshjen e Ohrit, si duket duhet të nënshkruhet edhe një marrëveshje e re e Ohrit mes pushtetit dhe opozitës se si të sillen me njëri-tjetrin thekson Ruzhin.
 
NAIM RAMADANI