Maqedoni

Integrimi i RMV-së në BE, Kovaçevski: Rrugë e vështirë, por do bëhemi anëtare e BE-së

16.10.2022 15:24

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, potencoi se RMV do të bëhet anëtare e BE deri në vitin 2030...

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, potencoi se RMV do të bëhet anëtare e BE deri në vitin 2030, edhe pse pranoi se ky rrugëtim do të jetë i gjatë, dhe në këtë integrim do të rruhet gjuha dhe identiteti maqedonas. Kovacevski poashtu tha se bisedimet për mbledhjen e parë ndërqeveritare kanë qenë të vështira, dhe këto vështërësi do të jenë edhe gjatë fazës së negociatave, por e rëndësishme është që vendi ynë një ditë do të jetë anëtare e plotfuqishme e BE-së. 
 
“E dimë se rruga deri në BE do të jetë e vështirë, por ne duke e mbrojtur gjuhën, identitetin dhe trashëgimitë kulturore deri në vitin 2030 do të bëhemi anëtare e BE-së, por për tu realizuar kjo duhet të japim kontributin tonë të gjithë së bashku, Ky rrugëtim është i gjatë dhe do të ketë sfida të rënda, por çmimi na pret në fund të këtij rrugëtimi.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. 
 
Raporti i komisionit evropian, Mickovski: Nxjerr në pah gënjeshtrat e Qeverisë
 
Ndërkohë Lideri I VMRO- DPMNE -së Hristijan Mickovski vazhdon të këmbëngulë se raporti i Komisionit Europian ka qenë I dobët për RMV, edhe përkundër prononcimeve të vazhdueshme të institucioneve të vendit se RMV ka marrë një raport të avansuar dhe të drejtë. Ai ka pohuar se ky raport tregon se kjo Qeveri nuk është e fokusuar në rrugën europiane, dhe se nënshkrimi i marrëveshjeve sipas tij të tradhëtisë nuk paraqet zhvillim dhe avansim.
 
“Ky raport është shembulli më i mirë që i nxjerr në pah gënjeshtrat e kësaj Qeverie se janë të fokusuar në agjendën europiane. E vërteta është se ato janë të fokusuar vetëm në gënjeshtra dhe vjedhje, nënshkrim të marrëveshjeve të turpshme, dhe e gjithë kjo në bërthamën e tyre nënkupton avansim në rrugën europiane. Kjo dallon nga e vërteta që është në raport i cili tregon se në më shumë se 35 kapituj është shënuar regres dhe jo progres, dhe kjo është humbje dhe dëshpërim për të gjithë ne.”, tha lideri i VMRO-DPMNE-, Hristijan Mickovski. 
 
Osmani: Kemi marrë notën më të lartë
 
Por Ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani ka pohuar se  politika e jashtme ka marrë notën më të lartë në raport, por edhe në përgatitjen e përgjithshme. Sipas Osmanit marrëveshja me Bullgarinë dhe fillimi I bisedimeve me BE-në në raport vlerësohen si momente historike.
 
“Mos të harojmë se 19 korriku i ndanë periudhat, 19 korriku pra fillimi i bisedimeve  na futë me një dinamik tjetër, tash jemi në skrining, dhe në fund të skriningut ne do ta kemi të ndarë në të zezë dhe në të bardhë ku jemi, dhe çfar duhet të bëjmë, dhe mendoj se raportet e ardhëshme do të jenë ato që duhet të jenë kyqe në vlerësimin e dinamikës së përparimit tonë në rrugën BE. Ministria e Jashtme dhe politika e jashtme është që ka marrë notën më të lartë në raport, si progres më Ii madhë në arritjet e vitit të kaluar, por edhe në përgatitjen e përgjithshme ka notën pozitive si përgatitje e mirë.”, tha Bujar Osmani, ministër i MPJ-së.
 
Sipas Osmanit harmonizimi i politikave tona të jashme me atë të BE-së, në saksionet ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014, u vlerësua lartë. Gjithashtu me sanksionet ndaj Federatës Ruse, dhe agresionin e tyre në Ukrain, për hërë të parë në historin e vendit tonë kemi treguar se kemi politika 100 për qind të harmonizuara me BE- në.
 
FITIM KRYEZIU