Maqedoni
RMV-ja dhe Kosova shënuan 13 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
16.10.2022 16:09
Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së Bujar Osmani ka vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet diplomatike...

Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së Bujar Osmani ka vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Kosovës, të cilat sot kanë shënuar 13 vjetorin e vendosjes së Marrëdhiënieve Diplomatike. Osmani potencoi se ashtu siq janë gjeografishtë të afërta, ashtu janë edhe marrëdhëniet me shtetin e Kosovës, sipas tij vet fakti se në mes të dyja vendeve janë shënuar plotë 53 marrëveshje gjatë këtyre 13 viteve tregon se RMV dhe Kosova kanë marëdhie të shkëlqyeshme diplomatike.
“Mbi 53 marrëveshje ndërshtetërore që janë nënshkruar gjatë këtyre 13 viteve, me një këmbim tregtar të jashtëzakonshëm, ku vetëm këtë vitë ka një rritje prej 45 për qind të këmbimit tregtar me republikën e Kosovës. RMV mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare, RMV po bënë një mbështetje proactive edhe në këshill të europës për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.”, tha Bujar Osmani, ministër i MPJ-së.
Edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në vend Florian Çehaja i ka vlerësuar lartë këto marrëdhënie.
“Ne kemi një lidhje që do ta quaja organike mes të dyja shteteve, madje kur të flasim për momentin, kemi bashkëpunimin më të lartë në të gjitha nivelet me RMV. Shfrytëzoj rasti ta falënderoj ministrin Osmani për mbështetjen që jep ne momentet që po kalon Kosova, pasaçërishtë për përkrhajen për liberalizimin e vizave. RMV është një ndër partnerët tregtar pamarë parasyshë që kemi bilans negative, por është knaqësi që shohim një numër të madhë të investimeve të Kosovës që vinë në Maqedoni.Presim që të përmbyllet autostrada Bllacë-Hyrje e shkupit, si dhe të arrihet marëveshja për kalimin e pikës së përbashkët kufitar.”, tha Florian Çehaja, ambasador i Kosovës në RMV.
I pyetur se deri ku është relizimi i 53 marrëveshjeve të nënshkruara mes RMV dhe Kosovës, Ministri Osmani tha:
“Nënshkrmi është cdopherë pjesa më e lehtë e një marrëveshje, por implementimi është pjesa e cila kërkonë shumë përpjekje, shumë mund, shumë vullnet politik. Nuk kemi ndonjë çështje të hapur me Republikën e Kosvës sa I takon implementimit të marrëveshjeve. Unë mendoj se duhet të jemi objektiv sa I takon implementimit nëse dikun ngecim të tregoj atu ku ngecim dhe të fokusohemi në ato pika.”
Osmani poashtu foli edhe për Ballkanin e hapur ku vlerësoi se nisma e Ballkanit të Hapur synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por ajo, sipas tij “nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, dhe se RMV do të jetë guardian I fuqishëm I vende të tjera të cilat nuk janë pjesë e kësaj nisme, për të mos u dëmtua interesi I tyre pa marrë parasyshë bindjeve të tyre politike, pse nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur. Të gjitha këto prononcime u thanë me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dyja vendeve.
FITIM KRYEZIU
