Maqedoni
Çmimet e larta ndikojnë shumë tek qytetarët
16.10.2022 16:32
Rritja e çmimeve ka bërë që qytetarët e vendit të blejnë vetëm produktet bazë....

Rritja e çmimeve ka bërë që qytetarët e vendit të blejnë vetëm produktet bazë. Qytetarët e anketuar thonë se për shkak të çmimit të lartë e kanë kufizuar edhe sasinë e turshive.
Inflacioni i lartë dhe kriza ekonomike e ka bërë të veten. Qyetarët e aketuar nga TVM2 shprehen pesimist në situatën aktuale që po jetojmë Ata thonë se në bazë të standardit cmimet janë shumë të larta dhe mezi ia dalin muajit. Ata kanë dëshirë të përgaditen më shumë për dimër me turshitë dhe zarzavatet siç është zakoni, por vështirë e përballojnë krizën.
“Jo skemi bërë asgje, por çdo send është shtrejt tani.”, u shpreh një qytetar.
“Shtrejtë janë çmimet, por tek unë nuk ndikon shumë kriza sepse unë jetoj në fshat dhe i kemi të mbjellat tona, edhe turshitë vet i bëjmë dhe më lirë na dalin.”, tha një qytetar.
“Për ata që kanë nuk janë shtrejt por për ata që skanë. Unë jetoj jasht tek unë nuk ndikon por kur po i shohim këto që nuk kanë edhe neve po na mzërzitin dhe nuk po na rrihet këtu.”, u shpreh një qytetar.
“Çmimet në bazë të rrogave janë shumë shtrejt, për një familje katër anëtarëshe, pesë anëtarëshe duhet me qenë rroga minimale 500 euro por ke njerëz, ke punëtorë që skanë rrogë minimale 8 mij den, 11 mij den, 12 den. 1 mijë den i prish sot për 5 min të shkojnë e llofgarite tash tërë muajin dhe nuk është vetëm kjo është rryma është uji ka shumë gjëra që duhet bëjmë.”, tha një qytetar.
Shitësit në anën tjetër ankohen se nuk kanë shitje për shkak të rritjes së çmimeve që thuajse çdo ditë rriten nga pak.
“Po kemi pak shitje tash për dimër përgaditen nga pak dhe blejnë prej të gjitha llojeve ngapak.”, u shpreh një shitës.
“Nuk ka shitje a kur vjen muaji tezgën e pagujamë nga 5 mij den, mallin për 5 den punojmë në tezgë nuk ka shitje, nuk ka mushteri.”, tha një shitës.
“Çmimet janë shumë të ngritura nuk ka shitje sikur viteve të kaluara. Po blejnë zakonisht tek ne është traditë gjeneratat e vjetra marrin për dimër.”, u shpreh një shitës.
“Çmimi i specave është 45 den, nuk shiten aq njerëzit nuk kanë para dhe çmimet janë të larta, ne si shitësa nuk kemi punë.”, tha një shitës.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në shtator të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është 101.6, ndërsa indeksi i harmonizuar i çmimeve me pakicë është 99.9. Rritja në indekset e kostove së jetesës në shtator 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur është shënuar te djathi dhe gjiza me 9,9%, frutat e freskëta dhe të ftohta me 6,3%, qumështi me 5,7%, peshku dhe prodhimet e detit me 3,5%, perime të freskëta dhe të ftohta me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë me 3,1%, birrë me 2,9%, bukë dhe drithëra me 2,6%, mish me 2,2%, verë me 1,6%, produkte ushqimore që nuk përmenden diku tjetër me 0,7%, pije alkoolike me 0,6%. dhe sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe produktet e ëmbëlsirave me 0.2%.
VLORA LATIFI TOPOJANI
