Tenis

Aus Open: Te meshkujt pa surpriza, te femrat eliminohet Kvitova

24.01.2015 15:05

Pas eliminimit sensacional të Federerit dje, dita e sotme te meshkujt në Australian Open kaloj pa surpriza të mëdha...

Pas eliminimit sensacional të Federerit dje, dita e sotme te meshkujt në Australian Open kaloj pa surpriza të mëdha, me ç`rast nga bartësit është eliminuar vetëm favoriti i 19-të, John Isner, I cili në tre sete u befasua nga Gilles Muller nga Luksemburgu.
 
Sa I përket favoritëve të mëdhenj, Novak Djokovic vazhdon në mënyrë të sigurtë, edhe pse bartësit të parë iu deshtën më shumë se dy orë lojç, për të eliminuar me 3-0 në sete, francezin Fernando Verdasco.
 
Më fitore maksimale, rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit e vazhdon fituesi aktual, Stan Wawrinka, I cili kësaj rradhe ishte më I mirë se Jarkko Nieminen.
 
Nga favoritët tjerë, bartësi i pestë, Kei Nishikori humbi setin e parë nga amerikani Steve Johnson, por më pas ishte i sigurtë për të vazhduar më tutje. Në raundin e ardhshëm janë plasuar edhe Raonic, Ferrer, Lopez dhe Garcia Lopez. 
 
Në konkurimin e femrave, jashtë garave ka mbetur bartësja e katërt, Petra Kvitova. Tenistja çeke, në raundin e tretë u befasua duke u mundur me 2-0 në sete, 6:4 dhe 7:5, nga amerikanja Madison Keys.
 
Favoritja e parë dhe fituese e pesëfishtë e Australian Openit, Serena Williams, humbi setin e parë ndaj Elena Svitolinas, por më pas ndaloj surprizën dhe me lojë të sigurtë në dy setet e ardhshme, u plasua në 1/8 e finales.
 
Edhe motra e saj më e moshuar, Venus Williams, vazhdon më tutje fal kthesës në duelin kundër italianes Giorgi. Garuese tjera që janë plasuar në raundin e ardhshëm, janë edhe Radwanska, Azarenka, Muguruza, Brengle dhe Cibullkova. 
 
MUSTAFA ADEMI