Maqedoni

Bursat e studentëve, Studentët: Mundohemi të shfrytëzojmë mundësinë, suksesi i shkëlqyeshëm është kusht për bursë

16.10.2022 16:57

MASH ka hapur konkursin për kategori të ndryshme të bursave për studentë....

MASH ka hapur konkursin për kategori të ndryshme të bursave për studentë. Këta të fundit do të kenë mundësi aplikimi në formë elektronike deri më 30 tetor. TVM 2 anketoi studentë që janë përfitues të bursave, të cilët  na thane se do të aplikojnë edhe kët vit sepse janë munduar që të arrijnë sukses të shkëlqyeshëm që është një ndër kriteret që i përmbushin për të fituar bursën. Studentët thonë se bursa është ndihmesë e madhe sepse lehtëson dukshëm shpenzimet e shumta gjatë vitit studimor. 
 
“Ne që kemi 50% bursë paguajmë vetëm gjysmën e pagesës së semestrit, ndërsa ka student që kanë 100 përqind bursë ato nuk paguajnë aspak semestrin.  Kuptohet se është ndihmë e madhe edhe për familjarët e dimë se jetojmë me njëkohë të vështirë ekonomike dhe kjo i ndihmon shum të gjithë.”, u shpreh një qytetar.
 
“Duheshte që ne ti kemi notat e shkëlqyera dhe vazhdimisht kemi qenë aktive në mësime me nota të shkëlqyeshme, por jam krenare që e kam fituar këtë bursë dhe jam munduar çdo vit e më tepër që të mësoj.”, tha një qytetar.
 
“Vlera e bursës është 2500 denarë  në muaj dhe mendoj se sado kudo do të na ndihmonte të disa shpenzime dhe harxhime tona , që na nevoijten si studentë.”, u shpreh një qytetar.
 
MASH: Nuk do të ulet numri për studentët e dalluar 
 
Nërkohë nga MASH thonë se nuk do të ulet numri i bursave për studentët e dalluar, por Qeveria ka rekomanduar që të anlalizohen mirë të dhënat për të ardhurat e prindërve sepse ka kategori të ndryshme të bursave. 
 
“Do të vazhdojnë të mbështeten me bursa studentët më të dalluar,do   të shohim mënyrën e menaxhimit, kriteret por çdoherë studentët më të mirë duhet të marrin bursa çdoherë dhe duhet të jenë të mirseardhura për të gjithë.”, tha ministri i arsimit Jeton Shaqiri.
 
Nga MASH presin në periudhën që vijon, të gjithë faktorët e kyqur në procesin mësimor të kenë përgjegjësi gjatë menaxhimit me resurset.  
 
FLUTURA LATIFI