Maqedoni
Shërbimet e ngrohjes, qytetarët pjesërisht të kënaqur
16.10.2022 17:25
Edhe pse sezona e ngrohjes ka filluar qytetarët janë pjesërishtë të kënaqur me shërbimet e ngrohtores....

Edhe pse sezona e ngrohjes ka filluar qytetarët janë pjesërishtë të kënaqur me shërbimet e ngrohtores.
“Edhe pse është me intenzitet më të ulët, por prap mund të themi se është shfrytëzuese.”, u shpreh një qytetar.
“Katastrofale, jashtë është më ngrohtë sesa brenda në shtëpi.”, tha një qytetar.
“Mbrëmë nuk kishte, ndërsa në mengjes kishte, edhe në mengjesin e djeshim kishte ngrohje.”, u shpreh një qytetar.
“Mirë është falë motit të mirë, por nëse bëhet ftoh.”, tha një qytetar.
Qytetarët pohojnë se në këtë fillim të sezonit po ndihmon edhe moti i mirë, por nvaret edhe nga orientimi i ndërtesës, por edhe nëse ndërtesa ka izolim të mirë
“Mirë jemi në pjesën lindore, dhe kjo është e mira e ndërtesës sonë.”, tha një qytetar.
Nga ngrohtoret e vendit kanë pohuar se për këto dy ditë kanë pranuar rreth 600 ankesa për radiator të ftohtë, ndërsa ESM ka dërguar ekipet e saja në teren, dhe pohojnë se arsyjet për këto radiator të ftohta janë të ndryshme.
“Për radiatorët e ftohtë faji qëndron tek stacionet lokale të ndrohjes në vet ndërtesën, edhe pse objekti në periudhën nga kyqja deri në lëshimin zyrtarë të ngrohjes para fillimit të sezonit të ngrohjes nuk ka treguar ndonjë anomali në vet procesin e funksionimit. Këto defekte mund të jenë nga më të ndryshmet, siq janë bllokimi i gypave, apo problem me lëshimin e ajrit, bllokim I filtrave të pastrimit, siq ishte rasti në këtë objekt.”, thonë nga ngrohtoret
Ndërsa nga opozita pohojnë se vendi akoma nuk është e gatshme që qytetarëve tju ofrojnë ngrohje qëndrore.
“Кur temperaturat, sipas rregullave të komisionit rregullativ për energji, ishin të tilla që duhej ndezur ngrohja, Shkupi nuk u bë me radiatorë diellorë, me përjashtim të disa qindra shtëpive që furnizohen në zonën e Shkupit Veri dhe Çairi, të cilat furnizohen nga ajo ngrohtore që kishte radiatorë pak të vakët dhe nuk janë gati.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE- së.
Nga Elektranat e Maqedonisë pohojnë se nëse hasin në vështërësi, si alternativë kanë naftin dizel I cili do të sigurohet në treg, apo nga Drejtoria për Rezervat Shtetërore ku ka sasi për ta mbuluar e gjithë sezonin e dimit. Të njëjtit paralajmërojnë se ngorja qendrore lëshohet në bazë të regullave të parapara nëse temperaturat jashtë janë 12 apo më të ulta se 12 grad Celsius, ndërsa matja e fundit e kohës bëhet në ora 18:00, kur temperaturat mund të bien, ku edhe janë reagimet më të mëdha të qytetarëve, dhe pohojnë se në këtë kohë temperature brenda në shtëpi nuk është 21 grad Celsius.
FITIM KRYEZIU
