Botë

Rusia vazhdon sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës

16.10.2022 17:53

Forcat ruse po vazhdojnë të shënjestrojnë infrastrukturën civile në qytete dhe fshatra anembanë Ukrainës....

Forcat ruse po vazhdojnë të shënjestrojnë infrastrukturën civile në qytete dhe fshatra anembanë Ukrainës.
 
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat ukrainase po i shmangin sulmet e përsëritura ruse në qytetin strategjik lindor të Bakmutit. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha, se forcat ruse kishin shënjestruar më shumë se 30 qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën. Si kundërpërgjigje, forcat ajrore të Ukrainës gjatë sulmeve kanë goditur 24 objektiva ruse. Rusia ka humbur territor tash e shtatë javë, që kur forcat e armatosura të Ukrainës nisën kundërofensivën e tyre në verilindje, lindje dhe jug të vendit.
 
Presidenti ukrainas Zelensky tha se trupat ukrainase po mbanin ende qytetin strategjik lindor të Bakmutit, pavarësisht sulmeve të përsëritura ruse, ndërsa situata në rajonin më të madh të Donbasit mbetet shumë e vështirë.Ushtria ukrainase ka rimarrë mbi 600 vendbanime nga forcat ruse gjatë muajit të fundit, tha më 14 tetor ministria për Riintegrim e Territoreve të Pushtuara Përkohësisht, derisa Moska po vazhdon të kryejë sulme ajrore ndaj disa qyteteve duke vrarë civilë.