Maqedoni
MASH: Testim ekstern i maturantëve nga dita e hënë
24.01.2015 15:10
Testimi ekstern do të mbahet ditën e hënë bëjnë të ditur nga Qendra Shtetërore e Provimeve...

Janë bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për realizimin e tij,edhe shkollat të cilat përkrahin grevën do të realizojnë testim dhe për te menaxhuar këtë proces janë kompetentë drejtorët e shkollave bëjnë të ditur nga ky institucion.
“Ky është obligim I drejtorëve menaxherëve të shkollave ,këtë përgjegësi nuk e kemi ne,ne I kemi bërë të gjitha përgaditjet dhe I kemi kontaktuar shkollat datat ka qenë të caktuara më pare të paktën në këtë periudhë të testimit I kasha lutur kolegët të mbajnë testimin mos ti dëmtojnë nxëxnësit por të realizohet ky proces”, shprehet Mirushe Ameti nga qendra sheterore e provimeve.
Shkollat që përkrahin grevën thonë se testimi ekstern nuk do të përkrahet, sepse I njejti nuk është objektiv.
“Një prej qëllimeve të grevës është që të mos mabhet testimi ekstern. Nga ky test janë dënuar mbi 24 profesorë në ZLM dhe testi eksretn është totalisht I dështuar në realizimin e tij”, shprehet kryetari i SASHK-ut, Ruzhdi Ibrahimi.
“Greva do të vazhdojë edhe ditën e hënë por mund të mirren hapa më radikal me protestën e cila do të jetë e mundur flasim për antarë të SASHKUT të cilët janë mbi 15 mij”, shprehet nënkryetar i SASHK-ut, Ilirian Cavolli.
Nga Sashk u bëjnë të ditur se arsimtarët që janë në grevë nuk do të realizojnë testimin ektern dhe askush nuk do mund ti urdhërojë të punojnë gjatë kohës së grevës.
FLUTURA LATIFI
