Furnizimi me energji elektrike, Kovaçevski: Kompanitë në tregun e rregulluar
Qeveria po shqyrton mundësinë....

Qeveria po shqyrton mundësinë që kompnitë e mëdha të futen në tregun e rregulluar të energjisë elektrike, me qëllim që të kenë çmime më stabile të energjisë elektrike dhe më të lira se në bursa, informoi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Përveç faturave më të lira, kjo masë sipas kryeministrit do të kontribuojë edhe për të ndalur rritjen e çmimeve të produkteve në treg.
“Ministria e ekonomisë veçmë ka përpunuar një propozim në konsultim me këto kompani, me atë që një pjesë e tyre të jenë në tregun e rregulluar, përkatësisht të furnizohen me rrymë nga EMV, sidomos kompanitë e industrisë së ushqimit, me qëllim që të ulim presionin mbi çmimet. Këtë e kemi diskutuar edhe me Komisionin Rregullator të Energjetikës, dhe sapo ti mbarojnë ato llogaritë do të dalim me pako të re.” – tha Kryemnistri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski: Asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë
Gjithashtu Kovaçevski konfirmoi se asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë, ndërsa masat që i ka marrë Qeveria, kanë të bëjnë me uljen e shpenzimeve dhe konsolidimin fiskal në vend.
“Masat i referohen uljes së kostove dhe konsolidimit fiskal në shtet, si dhe rritjes së të ardhurave. As unë, as ndonjë ministër nuk kemi thënë që një të punësuari do t'i ndërpritet kontrata dhe do të jetë pa punë, e këtë e ka konfirmuar ministreja për punë dhe politikë sociale. Qëllimi është që menaxherët dhe drejtorët e Ndërmarrjeve publike të aplikojnë praktikat më të mira të menaxhimit për të ulur kostot. Të gjitha institucionet duhet të shikojnë se cili është numri optimal i punonjësve të tyre, sa është sasia optimale e punës që kanë gjatë ditës” – u shpreh Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski, këto deklarata i dha pas hapjes së fabrikës së dytë të Kemet Elektroniks, e cila pritet të bëjë 360 punësime të reja. (Ersan Pajaziti, TVM2)
