Maqedoni
Aksidenti në Bullgari, parregullsitë në autostradë janë faktorë
17.10.2022 14:32
Parregullsit dhe lëshimet në autostradën “Struma” janë faktorët e aksidentit tragjik të Kompanisë "Besa Trans...

Parregullsit dhe lëshimet në autostradën “Struma” janë faktorët e aksidentit tragjik të Kompanisë "Besa Trans" ku kumbën jetën 45 udhëtarë të RMV-së nëntorin e klauar në Bullgari. Këtë e ka konstatuar ekspertiza e re, e cila do të dorëzohet sot në gjykatën në Pernik të Bullgarisë. Autobusi mori flakë pasi është përplasur me bankinën mbrojtës kurse disa nga familjarët e viktimave kanë paraqitur kërkesa deri tek autoritetet bullgare, pas çka është caktuar ekspertizë e re.
Avokati i familjarëve të viktimave, në një intervistë për BTV tha se të ashtuquajturit “sytë e maces” ngjitur me bankinën mbrojtëse në 3 km, pjesa para aksidentit ose nuk i ka ose ka gjashtë herë më pak reflektim të dritës. Dimitrov gjithashtu theksoi se në pjesën e aksidentit mungojnë shenjat e komunikacionit.
“Nga inspektimi u konstatuan dy lloje defektesh që ekzistojnë në këtë pjesë. Me ekspertizën e kryer në 3 km janë konstatuar shkelje infrastrukturore para vendit të aksidentit. Së pari, Agjencia e Infrastrukturës Rrugore (AIR) të Bullgarisë lejoi që shkelje të tilla të ekzistojnë tashmë me ndërtimin e rrugës. Së dyti, ka lejuar që të rrezikohen pjesë të caktuara të infrastrukturës, e cila është në lidhje të drejtpërdrejtë me shkaqet e incidentit.”, tha Nikollai Dimitrov, avokati i familjarëve të viktimave.
Dimitrov tha se nuk e mohojnë, fajin që ka pasur edhe shoferi, por ai nuk ka pasur orientim se ku ka qenë rruga. Derisa dikush të shkojë në burg, kjo nuk do të ndalet”, ka shtuar avokati. Ai tha se do të kërkojnë gjykim të përbashkët të Agjencisë për Infrastrukturë Rrugore dhe përfaqësuesit të sigurimit të RMV-së për Bullgari. Kërkesat do të depozitohen në Gjykatën e qytetit të Sofjes nga familjarët e viktimave nga aksidenti.
FLORIJE BELULI KAMBERI
