Maqedoni
Strategjia e re nacionale 2023-2027, të rinjt të jenë mbartës të ndryshimeve
17.10.2022 14:53
Agjencia për Rini dhe Sport në bashkëpunim me zyrën e OSBE-së në Shkup, Lidhjen e Studentëve...

Agjencia për Rini dhe Sport në bashkëpunim me zyrën e OSBE-së në Shkup, Lidhjen e Studentëve, njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizat civilie, bashkësia ndërkombëtare dhe disa institucione tjera shtetërore, të cilët merren me politikën rinore, fillojnë procesin e përgaditjes së strategjisë se re nacionale për të rinj 2023- 2027. Përmirësimin e statusit dhe kushte më të mira për të rinjtë dhe studentët, rritja e buxhetit për arsim të lartë, si dhe të rinjtë të jenë mbartës të ndryshimeve pozitive në shoqëri, do të jenë në fokus të strategjisë së re nacionale.
“Universitet biznesat dhe qeveria se bashku ti përgadisin programet mësimore të cilët do të jenë sipas kërkesave të vërteta në tregun e punës.”, tha Sllavço Temelkovski, kryetar i Lidhjes së Studentëve.
“Lufta për të drejtat e njëjta të studenteve, lufta kundër korrupsionit mundësimin e kushteve të barabarta për studentët në rajonet rurale janë pjesë e patjerëshueshme të programit tonë. Standardi studentor dhe kushtet janë një ndër prioritet tona kryesore po Pashtu është më rëndësi e madhe edhe propozim ligji i ri për standardin studentor i cili ka për qellim të përfshijë një numër të madh të ligjeve për studentët, si për shembull shujtën e subvencionuar studentore, koviktet, bursat e tjеr.”, tha Naumçe Mojosvski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport
Koja: Të ndalohet ikja e trurit jashtë vendit
Autoritetet e vendit duhet të punojnë fuqishëm në parandalimin e ikjes së trurit jashtë vendit, porositi shefi i misionit të OSBE-së Klemend Koja.
“Sipas regjistristrimit të popullësisë, në RMV ka migrim të madh të trurit ku shumë të rinjë janë larguar nga vendi dhe ky është një faktë shqetësues i cili duhet të parandalohet. Ne jemi aktivi në këtë drejtim dhe në bashkëpunim me Agjencionit punojmë duke përpiluar politika të mira rinore për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.”, tha Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së në Shkup.
Sipas rezulateteve të disa aneketave, rreth 100 mijë të rinj nuk janë më në vendlindje, respektivisht rreth 20,8% prej të rinjëve në vitin 2002, kanë migruar dhe nuk janë kthyer kurr për të jetuar dhe punuar në RMV.
REXHEP QAMILI
