Maqedoni
Ministria e Mbrotjes, Petrovska në vizitë pune në Slloveni
17.10.2022 15:37
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska e filloi vizitën zyrtare dyditore në Slloveni me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Marjan Sharec...

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska e filloi vizitën zyrtare dyditore në Slloveni me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Marjan Sharec. Pasi u mirëpritën me nderime ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë, Petrovska dhe kolegu i saj slloven Sharec mbajtën një takim ku u konfirmua përkushtimi i përbashkët për një bashkëpunim më të fortë në mbrojtje, sepse të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe të njëjtin synim, një rajon të sigurt, paqësore me një të ardhme të sigurt evropiane.
“Sllovenia është shumë aktive në raport me Ballkanin Perëndimor, ne jemi të pranishëm në disa misione, në BeH dhe Kosovë. Kjo është e rëndësishme për ne dhe ne duam të forcojmë pranine edhe në këtë rajon. Vlen të theksohet se së bashku me ministreshën arritëm në përfundim se vendet janë të ngjashme në përmasa dhe anëtarët e RMV-së mund të bashkëpunojnë edhe në misionet tona.”, tha Marjan Sharec, ministër i Mbrojtjes i Sllovenisë.
“Ballkani, veçanërisht Ballkani Perëndimor, duhet të mbetet në rrugën drejt demokratizimit të plotë dhe evropianizimit të fortë. Një rrugë që është e lidhur me anëtarësimin në BE. Këtë kohë duhet ta kalojmë në mënyrë efikase dhe cilësore, dhe mbështetja sllovene, politike dhe eksperte është gjithmonë e pranishme dhe jashtëzakonisht e rëndësishme, për çka sinqerisht i falënderoj.”, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
Ministrja Petrovska sot në Lubjanë është takuar edhe me presidentin slloven Borut Pahor. Në bisedën e tyre ata dënuan agresorin rus kundër Ukrainës dhe thanë se ai është një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje serioze e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Pahor gjithshtu theksoi se Sllovenia është vazhdimisht një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut, duke avokuar vazhdimisht për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
SEDAT SELIMI
