Mariçiç në Bruksel, klasteri i tretë në tavolinën e KE-së

17.10.2022 15:59

Kapitulli 10 i klasterit të tretë...

Kapitulli 10 i klasterit të tretë  është skriningu spjegues i rradhës në Bruksel. Komisioni Evropian palën tonë do ta informojë me këshillat dhe rekomandimet në fushën e digjitalizimit dhe biznis teknologjisë, të cilat do të udhëzojnë më tej në përgatitjet për skriningun dypalësh në këtë kapitull.

Lidhur me konkurencën dhe zhvillimit inkluziv,  zv.kryeministri Mariçiq ka thënë se bisedimet me BE-në  sjellin mundësi  të reja për biznes si dhe shërbime të kualitetit të lartë për qytetarët.

E dimë  rëndësinë e tranformimit të shoqërisë dhe krijimin e mundësive të reja për biznis dhe teknologji. Reformat tona janë të qëndrueshme, progresi ynë është i njohur dhe përmes skriningut na jepen mundësi të reja  që me lehtësi t’i arrijmë standartet e BE-së.  

Qëllimi ynë është që të sigurojmë  ekonomi stabile dhe digjitalizim  të shërbimeve  në sektorin publik dhe privat.

Në tavolinën e KE-së janë gjetur edhe  mediat dhe digjitalizimin. Kryenegociatori me BE-në Mariçiq ka potencuar se  po planifikohet  harmonizimi i ligjeve vendore me direktivat e BE-së  për mediat audio dhe audiovizuele dhe se ekziston projekt i BE-së i cili do t’ju ndihmojë autoriteteve  në këtë proces.

Agjenicia për media audio dhe audiovizuele  përmes aktiviteteve të ndryshme, fushatave dhe temave, do të kontribuojë  në përmirësimin e mjedisit mediatik siç janë: arsimimi mediatik, gjuha e urrejtjes, përgjegjësia për transmetime online si dhe mbrojtja  e konsumnatorve.

Deri në fund të kësaj jave do të mbahen edhe takimet spjeguese për kapitujt që përfshijnë: tatimin, politikën ekonomike dhe monetare, politikën sociale dhe punësimin, ndërmarrjen  dhe politikën industriale, shkencën dhe hulumtimin,  arsimin dhe kulturën si dhe tema e bashkimit doganor. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)