Maqedoni
Raporti i BE-së, Kasami: Kundërshtojmë interpretimin e Qeverisë
17.10.2022 16:21
Lëvizja Besa nuk pajtohet me interpretimin e qeverisë për raportin e BE-së....

Lëvizja Besa nuk pajtohet me interpretimin e qeverisë për raportin e BE-së, se vendi ka bërë përparim të dukshëm në të gjashtë sferat. Kasami thotë se përjashtim bën vetëm klasteri për politikat e jashtme.
“Edhe në sferën e sundimit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, Komisioni edhe përkundër faktit që thekson se shteti ka përparim në këtë drejtim, ngrit si shqetësim gjendjen dhe kushtet në burgje, gjendjen e të cilave e konsideron si tragjike si dhe paaftësinë e qeverisë për të përpiluar një strategji për reforma në media dhe për adaptimin e kodit zgjedhor.”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Bashkëpunimi opozitar, Kasami: Rrotacion pushteti në kampin shqiptar
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i hapur për bashkëpunim opozitar me gjitha forcat opozitare shqiptare me qëllim rotacionin e pushtetit edhe në kampusin politik shqiptar. Reflektim pozitiv për këtë inicijativ, Kasami pret edhe nga Arben Taravari ushtrues I detyrës kryetar I ASH-së, me të cilin pohon se ka komunikim të vazhdueshëm.
“Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me gjith forcat opozitare të cilat kanë një qëllim që përfundimisht të ketë rrotacion politik edhe në kampin politik shqiptarë.”, tha Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes Besa.
Kasami ripërsëriti qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi sipas tij qeveria aktuale është e
dështuar.
MERAL ISMAILI
