Ngrohja qëndrore, qytetarët nënshkruajnë kontrata me EMV
Shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore....

Shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore, filluan të nënshkruajnë kontrata me EMV furnizimin pasi BEG humbi licencën dhe EMV merr përgjegjësinë për ngrohjen. Qyetarët që janë shfrytëzues të deritanishëm të ngrohjes qëndrore nuk presin që kjo kompani tu imponojë obligime të reja shfrytëzuesve.
“Marrëveshja e vjetër është në shtëpi këtë e morra tani, nuk mund ti krahasoj”.
“Pasi që dje e paralajmëruan më mirë marrëveshjet ti merrnin nga BEG ,dhe jo të na malltretojnë neve të vijmë këtu, dhe nuk jemi të kënaqur çfarë nxemje është kjo kemi shumë të ftohtë, ndërsa nga BEG ishim të kënaqur kishim nxemje”.
“Asgjë nuk lexova por mendoj se kjo është ajo që duhet të jetë, s’besoj që do të na gënjejnë”.
“Nuk edi marrëveshjen e vjetër nuk e kam lexuar , tash këtë të rejën nuk e di si është” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
EMV-Furnizimi me ngrohje Shkup - informoi se përdoruesit duhet të nënshkruajnë kontrata të reja deri në fund të muajit. Nëse shfrytëzuesit nuk arrijnë të vijnë në njërën nga tri pikat në Shkup, EVM thotë se ngrohja do të bëhet në vazhdimësi dhe në asnjë moment nuk do të rrezikohet dërgesa.
Përdoruesit që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre do të takohen nga ekipet e EVM-së që do t'u mundësojnë të lidhin kontratën në shtëpitë e tyre. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
