Maqedoni
Pakoja e ligjeve antikrizë para deputetëve, Micevski: Duam materialet para se të votojmë
17.10.2022 17:49
Pakoja e masave që kanë të bëjnë me krizën energjetike u paraqit para deputetëve në seancë plenare...

Pakoja e masave që kanë të bëjnë me krizën energjetike u paraqit para deputetëve në seancë plenare, e cila për shkaqe teknike filloi me katër orë e gjysë vonesë. Opozita reagoi për vonesën dhe mungesën e materialeve për piakët që propozohen nga Qeveria me procedurë të shkurtuar.
Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski kërkoi nga kryeparlamentari Xhaferi, që para se të votojnë pro ose kundër propozimeve të Qeverisë që pr/ligjevt të miratohen me procedurë të shkurtuar, t’i marrin materialet për ligjet në fjalë.
”Ju vazhdoni me seancën sikur s’ndodh asgjë, nuk mundet kështu. Nuk i shohim materialet që duhet të votojmë me procedurë të shkurtuar. Fillimisht I dorëzoni në 11.06 minuta, por edhe pasi I dorëzoni nuk mund t’i shohim. Kaos keni bërë në çdo nivel. Prandaj ju lus ndërpriteni seancën, të shohim se cilat pika janë në rend dite që ta dijmë se për çfarë flasim”, u shpreh koordinator i VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Xhaferi: Materialet, pasi të miratohet rendi i ditës
Mirëpo kryeparlamentari Xhaferi sqaroi se materialet janë dërguar në postën elektronike të çdo deputeti dhe se ato do të paraqiten para depuetëtve në formë elektronike pasi të miratohet rendi i ditës.
“Sot, si gjithmonë, për aq kohë sa nuk miratohet rendi I ditës ne ekran kemi propozim rend dite me rënditje siç është propozuar dhe deri në miratimin e rendit të ditës do të ketë ndryshime, plotësime, pranim, refuzim dhe pasi të pastrohet do të pashkangjiten materialet që të mund t’I shihni në seancë për punë”, theksoi kryetar i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në seancën e 80, ndër të tjera pritet të miratohet pakoja e ligjeve për zbatimin e masave antikrizë, zgjedhje e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhja e ministrit të ri të Pushtetit Lokal.
SHPËTIM NUREDINI
