Maqedoni

Prodhime vendore do të promovohen edhe në panairet ndërkombëtare

24.01.2015 15:15

Qeveria ka miratuar programin për vitin 2015 për përkrahje financiare të kompanive buqësore në vend, që të mund të promovohen në panairet dhe manifestimet e disa kontinenteve...

Qeveria do ti shlyej të gjithë shpenzimet që kanë të bëjne me pagesën e tezgave, brendimin e tyre , promovimin e prodhimeve buqësore për kompanit që merren me prodhimin e pemëve, perimeve dhe verës.
 
Kjo do të mundësoj që prodhimet vendore të njihen jo vetëm në tregun vendor por edhe jashtë  kufirit ku klientët shprehin më shumë interes dhe ku prodhuesit tanë nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë qenë tradicionalisht të pranishëm.
 
“Për programin janë ndarë 30 milion denar, apo 500 mij euro, mjete me të cilat sigurohet përkrahje e rëndësishme për kompanitë vendore, për të marrë pjesë në panairet vendore dhe manifetime. Duam të sqarojmë se qëllimi nuk është që ti japim përkrahje ndërmarjes individuale që ajo ti promovoj produktet e veta në panairet ndërkombëtare por përkundarzi në mënyrë grupore në bashkpunim me organizatat e esnafëve të bëhet një prezentim grupor i produkteve vendore pavarsisht nëse bëhet fjalë për pemë, perime apo verë që janë tre kategori të prodhimeve që janë brend në vend”, shprehet zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Georgievski. 
 
Me 30 milion denarët do të financiohen manifestime të cilat do të kategorizohen në dy kategori: përkrahje financiare për pjesëmarrje në panaire dhe e dyta përkrahje financiare për pjesmarje të organizuar në ngjarje që kanë të bëjnë me promovimin e verës vendore.
 
RINA TURKESHI-SAHITI