Mickoski, Bullgaria e trajnton Maqedoninë si Rusia Ukrainën
18.10.2022 10:21
Maqedonia në BE i përshtatet më së miri Bullgarisë....

Maqedonia në BE i përshtatet më së miri Bullgarisë, por ajo e trajton vendin si Rusia Ukrainën, vleërson kryetari I VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.
“Në vend që të jenë sponsori dhe miku ynë më i madh, ata sillen si Rusia në Ukrainë. Kështu ata mohojnë gjuhën dhe identitetin ukrainas, ndaj Sofja zyrtare sot mohon gjuhën dhe identitetin maqedonas”, ka deklaruar Mickoski në një intrevistë në servisin publik. Ai tha se është i gatshëm që kur të formojmë qeverinë, të rinegocojë Marrëveshjen me Bullgarinë. Nuk kemi problem me bashkëpunimin me fqinjin tonë lindor në fushën e arsimit, bujqësisë, turizmit, për ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve”,- tha Mickoski për “RTVM”.
