Maqedoni
Shqipëria dhe Kosova të rëndësishme për Maqedoninë
24.01.2015 15:18
Kontaktet e shpeshta të Maqedonisë me shtetet fqinje, e sidomos me Shqipërinë dhe Kosovën, mund të kontribuojnë shumë në stabilitetin e vendit tonë por edhe të gjithë rajonit...

Kështu vlerësojnë analistët politik, të cilët po ashtu vlerësojnë se shqiptarët janë faktor i rëndësishëm për rajonin të cilkët mund të japin kontribut kontruktiv në stabilitetin e rajonit.
Profesori, Nano Ruzhin deklaron se është lajm i mirë që kemi kontakte të mira, posaçërisht me fqinjët, pavarësisht nëse ajo është Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria apo edhe Greqia.
“E pamë edhe nga vetë deklaratat se këto martrëdhënie mes Maqedonisë dhe Shqipërisë llogariten si fundamentale lidhur me sigurinë dhe stabilitetin e caktuar të rajonit. Unë i përshëndesë takimet e këtilla. Gjithsesi se nga këto dalin hipotez dhe paragjykime ë caktuara se vallë bëhet fjalë për marrëdhënbie të vështirësuara ndëretnike, dikush mendon se ka ndodhur ose do të ndodh dicça specifike ose se duikush nga shtetet është e shqetësuar, por unë nuk mendoj se është ashtu”, shrpehet profesori univerzitar Nano Ruzhin.
Por, Analisti politik, Mersel Bilalli, mendon se ka një institucion që koordinohet nga Uashingtoni dhe Brukseli, që faktori shqiptar në rajon, të ndikojë në mënyrë konstruktive, duke mos e trazuar opinionin në Maqedoni i cili është shumë i ndishëm.
“Unë mendoj se janë në pyetje dy arsye. E para është situata në Ukrainë dhe pretendimet që pak a shumë tensionin nga Ukraina ta fokusojnë në Ballkan, ku Maqedonia është një nga kandidatët potencial. Dhe e dyta, zvarritja e tepërt e çështjes së integrimeve dhe të gjitha proceseve retrodade që ndodhin në Maqedoni e rrezikojnë të gjithë rajonin. Së pari situatën e brendshme dhe të gjithë rajonin si tërësi. Prandaj në mënyrë të koordinuar duket se faktori i jashtëm, pra edhe ky rajonal edhe fqinjësor ushtron presion në drejtim të mundësisë së zgjidhjes së emrit”, shprehet profesori univerzitar Mersel Bilalli.
Sipas analistëve politik, nga ana tjetër, kohëve të fundit, politika shqiptare ka dëshmuar se me indiferencën e vetë, ndikon në zvarritjen eurointegruese të Maqedonisë.
Ata shtojnë se Maqedoia ka nevojë për fqinjësi më të mirë jo vetëm me Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe me fqinjët tjerë si Serbia, Greqia dhe Bullgaria.
MEFAIL ISMAILI
