Kremlini mohon akuzat se ka përdorur “dronë kamikazë” iranianë në luftën kundër Ukrainës
18.10.2022 12:59
Kremlini ka mohuar akuzat.....

Kremlini ka mohuar akuzat që forcat e tij kanë përdorur drone iraniane kundër qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës kritike, sipas mediave të huaja.
Udhëheqësit ukrainas kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve “kamikaze” në sulmet ndaj Kievit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Kremlini nuk kishte asnjë informacion në lidhje me përdorimin e tyre kur u pyet nëse Rusia kishte përdorur drone iraniane në luftën e saj kundër Ukrainës.
Rikujtojmë se gjithahtu Irani ka mohuar se ka furnizuar me dronë Rusinë.
